• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ISHTE KTHYER NË “TMERRIN” E SHIJAKUT/ Kush është 26 vjeçari që GRABISTE banesat (VIDEO)
Home
Breaking News

ISHTE KTHYER NË “TMERRIN” E SHIJAKUT/ Kush është 26 vjeçari që GRABISTE banesat (VIDEO)

1 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar një shtetas dhe shpallur në kërkim një tjetër, të cilët kanë ushtruar aktivitetin kriminal të vjedhjes me thyerje të banesave kryesisht në qytetin e Shijakut dhe gjithashtu kanë kanosur me armë një shtetas të mitur.

Në sajë të operacioni të koduar “Alfa”, janë dokumentuar 12 vjedhje banesash, ndërsa janë sekuestruar një automjet, vlera monetare si dhe mjetet e kryerjes së veprimtarisë kriminale si: doreza, kaçavida dhe pinca.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Forcat Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore mbrëmjen e djeshme kanë finalizuar operacionin e koduar “Alfa”. Është arrestuar në flagrancë shtetasi:

• Frederik Shkambi 20 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik”.

Shtetasi i mësipërm ishte edhe person i shapllur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit  Z.N. 26 vjeç, banues në Shkodër.

Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale është dokumentuar me prova shkencore se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin  dyshohen si autorë të 12 vjedhje banesash me thyerje në territorin e Komisariatit të Policisë Shijak, konkretisht:

Më datë 02.10.2018 dyshohet se kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit S.M.

Më datë 02.10.2018 dyshohet se kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit H.B.

Më datë 11.10.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit K.D. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

Më datë 10.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.M. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

Më datë 14.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh.T. ku kanë marrë vlera monetare.

Më datë 17.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit P.Ll. ku kanë marrë vlera monetare.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B.Ll. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.S. ku kanë marrë vlera monetare dhe oriendi shtëpiake.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh.D.  ku kanë marrë vlera monetare dhe Laptop.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Z.D.  ku kanë marrë vlera monetare.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.J. ku kanë marrë oriendi shtëpiake.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh.T. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

Gjithashtu, po më datë 30.11.2018 kanë kanosur me armë pranë banesës një shtetas të mitur Xh.Sh. 17 vjeç.

Shtetasit e mësipërm nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar mjetin.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

  • Një automjet tip Alfa -Romeo;
  • Vlera monetare në Euro dhe Lekë;
  • Mjetet që përdorin për hapjen e bravave të banesave dhe thyerjen e tyre si: doreza, kaçavida, pinca.

Nga ana e Efektiveve të Komisariatit të Policisë Shijak  në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve  pasi dyshohet se janë autorë edhe të disa ngjarjeve të tjera

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje me dhunë ” të kryera në rrethe të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ORIOLA MARASHI NË "PIKË TË HALLIT"/ Modelja kërkon ndihmën tuaj publikisht: Ju lutem...(FOTO)
Previous article SUPERSFIDA WILDER - FURY/ Legjendat e boksit japin parashikimet e tyre

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT