• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg
Home
Aktualitet
Kronikë

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg

22 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 30-vjeçar shqiptar është dënuar me 10 vite burg në Britaninë e Madhe, pasi u shpall fajtor për një seri vjedhjesh në banesa që, sipas autoriteteve, u shtrinë në disa qarqe të jugut të Anglisë.

Bëhet fjalë për Gledis Ukën, i cili u hetua për grabitje të kryera në Berkshire, Buckinghamshire, Bristol, Essex, Londër, Suffolk, Surrey dhe Kent.

Hetimi mori kthesë pasi ekspertët kriminalistikë zbuluan gjurmë gjaku në dy banesat e para të grabitura. Më pas, gjatë dy viteve në vijim, në disa raste të ngjashme të regjistruara në Edenbridge dhe Sevenoaks, u gjetën sërish prova biologjike, të cilat u krahasuan dhe rezultuan vendimtare për identifikimin e autorit.

Sipas mediave britanike, analizat mjeko-ligjore i lejuan hetuesit të lidhnin të gjitha episodet me njëri-tjetrin dhe të arrinin te Gledis Uka. Gjatë hetimeve u zbulua edhe modeli që ai ndiqte për të kryer grabitjet. Dyshohet se ai udhëtonte drejt Anglisë vetëm gjatë muajve të dimrit, realizonte vjedhjet dhe më pas largohej nga vendi për t’iu shmangur autoriteteve.

Më 30 janar 2026, ai u arrestua në Essex nga efektivët e policisë së Kentit. Një ditë më pas ndaj tij u ngritën 33 akuza penale për vjedhje të kryera në disa zona të jugut të Anglisë.

Në vijim të procesit gjyqësor, Uka pranoi fajësinë për 19 vepra penale, ndërsa prokuroria pranoi marrëveshjen. Dy akuza të tjera u morën në konsideratë gjatë dhënies së vendimit, ndërsa pjesa tjetër e dosjes mbeti në evidencë. Më 14 korrik, Gjykata e Kurorës në Maidstone e dënoi me 10 vjet heqje lirie.

Detektivja Celia King, e cila drejtoi hetimin, e cilësoi çështjen si një proces të gjatë dhe të ndërlikuar që zgjati më shumë se dy vjet. Sipas saj, për shkak të kohës së gjatë mes grabitjeve dhe faktit që ato ishin kryer në qarqe të ndryshme, u desh një punë e imtësishme për të provuar se pas tyre fshihej i njëjti autor.

Ajo shtoi se lokalizimi dhe arrestimi i Ukës ishte po aq i vështirë, pasi ai dyshohet se hynte në Britaninë e Madhe vetëm sezonalisht për të kryer grabitjet dhe më pas largohej.

Sipas detektives, 30-vjeçari nuk tregoi asnjë shenjë pendese për dëmet e shkaktuara. Ai hynte me forcë në banesa, shkaktonte dëme të konsiderueshme dhe merrte jo vetëm sende me vlerë ekonomike, por edhe objekte me rëndësi sentimentale për familjet. Në një prej rasteve, një prej pronarëve ndodhej brenda banesës në momentin kur grabitësi hyri me forcë, një situatë që, sipas hetuesve, ishte tejet traumatike për viktimën.

“Jemi të kënaqur që ai tashmë ndodhet pas hekurave dhe se një hetim i gjatë e i vështirë arriti të sjellë drejtësi për viktimat”, u shpreh Celia King.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut
Previous article RRJET PROSTITUCIONI NË FIER/ Prokuroria çon për gjykim brazilianen dhe tutorin e saj! Hetimi nisi pas sinjalizimit të Ambasadës së Brazilit

s.autor

Postime të ngjashme

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut Aktualitet

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut

RRJET PROSTITUCIONI NË FIER/ Prokuroria çon për gjykim brazilianen dhe tutorin e saj! Hetimi nisi pas sinjalizimit të Ambasadës së Brazilit Aktualitet

RRJET PROSTITUCIONI NË FIER/ Prokuroria çon për gjykim brazilianen dhe tutorin e saj! Hetimi nisi pas sinjalizimit të Ambasadës së Brazilit

ÇFARË NDODHI NË KUKËS? 35-vjeçari gjendet i pajetë në varreza, dyshohet se... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË KUKËS? 35-vjeçari gjendet i pajetë në varreza, dyshohet se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT