• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ISHTE FSHEHUR NË VATIKAN/ Zbulohet një prej përkthimeve më të vjetra të Ungjillit
Home
Jetë

ISHTE FSHEHUR NË VATIKAN/ Zbulohet një prej përkthimeve më të vjetra të Ungjillit

30 April, 2023 s.autor Jetë

Një fragment i një prej përkthimeve më të vjetra siriane të Ungjillit, që daton në shekullin e 6-të pas Krishtit është zbuluar në Bibliotekën e Vatikanit. Ai ishte fshehur nën tre shtresa teksti, pasi fleta e pergamenës ishte ripërdorur nga një skrib, siç ishte zakon 1300 vjet më parë. Detajet e gjetjes u botuan në “New Testament Studies”.

Sipas Grigory Kessel, autor i zbulimit, përkthimi është bërë në shekullin e tretë dhe është kopjuar në shekullin e gjashtë. Sipas tij fragmnenti i gjetur është versioni i kopjuar.

“Nuk ka dyshim se dorëshkrimi daton jo më vonë se shekulli i gjashtë, ndoshta në gjysmën e parë të shekullit të gjashtë”, nënvizon ai.

Teksti ka të bëjë me kapitullin 12 të Ungjillit sipas Mateut: “Është magjepsëse të vërehet ndryshimi në përdorimin e disa termave në këtë version në krahasim me greqishten origjinale”, komenton Justin Brierley, shkrimtar dhe autor radiofonik që merret me teologjinë dhe në veçanërisht me krishtërimin.

Deri tani kishim vetëm tre dorëshkrime që përmbanin përkthimin e vjetër sirian të ungjijve: një ruhet në Bibliotekën Britanike në Londër, një në Manastirin e Shën Katerinës në malin Sinai (Egjipt) dhe një është identifikuar së fundmi në Sinai Palimpsests Project. Prandaj, ky fragment është pjesë e një përkthimi të katërt, për të cilin nuk kemi asnjë gjurmë tjetër dhe u identifikua falë fotografisë ultravjollcë, e cila e zbuloi atë midis faqeve të një dorëshkrimi në Bibliotekën e Vatikanit.

Versioni më i hershëm i këtij përkthimi sirian (ai i shekullit të 3-të), i cili ofron një pasqyrë unike në fazën e parë të historisë së transmetimit me shkrim të ungjijve, i paraprin dorëshkrimeve më të lashta greke, duke përfshirë të famshmin Codex Sinaiticus . Zbulimi gjithashtu thekson rëndësinë që teknologjitë e reja luajnë në zbulimin e dorëshkrimeve të lashta. Nëse nuk do të kishim pasur ndihmën e fotografisë ultravjollcë, fragmenti do të varrosej ende mes pergamenave të Bibliotekës së Vatikanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM FOLUR ME MAMIN TËND"/ Efi nën efektin e alkoolit i rrëfen diçka Luizit: Më tha më ka shumë xhan dhe është veshur...
Previous article SUPERIORE/ Nga mbijetesa te Europa e titulli, ja ndeshjet që luhen sot

s.autor

Postime të ngjashme

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore! Jetë

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore!

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën Jetë

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus Jetë

PAMJET/ Propozim spektakolar për martesë në majë të Empire State Building, arrestohet çifti rus

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT