• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ISHTE FRYRË TEK…”/ Vdekja e 29-vjeçares në Durrës 5 ditë pasi lindi, kunata e saj rrëfen detajet rrëqethëse
Home
Aktualitet
Kronikë

“ISHTE FRYRË TEK…”/ Vdekja e 29-vjeçares në Durrës 5 ditë pasi lindi, kunata e saj rrëfen detajet rrëqethëse

8 July, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Vdekja e papritur e 29-vjeçares në Durrës vetëm 5 ditë pas kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë i ka tronditur të gjithë. Kunata e saj ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka rrëfyer versionin e saj për vdekjen e së resë.

Ardita Muça ndërroi jetë më 5 korrik dhe fatkeqësisht nuk mundi që të gëzonte për ardhjen në jetë të fëmijës së dytë. Familjarët e saj akuzojnë mjeken që është marrë me Arditën, pasi sipas tyre, ka bërë mjekim të pakujdesshëm dhe nuk ka injektuar hollues gjaku para lindje.

Kunata e Arditës shprehet se ajo ka pasur shumë dëshirë që të lindte vetë fëmijën e dytë, që të shkonte sa më shpejt në shtëpi, te vajza.

“Nuk kam qenë ditën e operacionit. Por kur shkova e gjeta të fryrë nga këmbët, pasi nuk kishte ecur. Kishte shumë dëshirë ta bënte vetë lindjen e dytë vetë, se donte të shkonte te goca. Doktoresha i ka thënë se nuk e bën dot vetë”, tregon ajo.

Sipas saj, dy ditë pas lindjes doktoresha ka shkuar dhe i ka thënë se do dalë, pasi çdo gjë ishte mirë.

“Atë ditë ishte mirë. Na thanë që të shkonim të bënim një vizitë djalit te pediatria. Kur po shkonim Ardita nuk u ndie mirë dhe e mora unë bebin. Kur pediatria e pa të voglin tha se ishte i zbehtë. Ajo tha se kush ka thënë se duhet të dalin sot. Unë i thashë doktoresha Migena Prifti. E pastaj ajo na la një kontroll për datën 9 korrik”, vijon rrëfimin kunata e 29-vjeçares së ndjerë.

Ajo tregon se pasi shkuan në shtëpi, në një moment Ardita çohet për të pirë ujë dhe bie në tokë.

“Rrëshqet Ardita, shkoj me vrap duke bërtitur dhe e kapa. Rrëshqiti dhe më tha nuk jam mirë. Në të 100 e sekondës i ka ndryshuar ngjyra e fytyrës, ka ngelë pa ngjyrë. Astriti merr në telefon doktoreshën dhe thotë nuk ka gjë. Pyeti a merr frymë,. Kur i thamë se merr frymë, ajo tha i ka rënë të fikët. Erdhi ambulanca, u shokuan kur e panë. I kanë vënë dy serume. Nuk merrte me frymë. Kur Astriti e thërriste merr frymë, ajo merrte frymë. Kur ishim në ambulancë, doktori tha “çojeni, çojeni në spital”, e ja bën me dorë se gjasmë ka ikur”, përfundon kunata e nënës së dy fëmijëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT/ Lazer në sytë e Schmeichel, UEFA nis procedim disiplinor kundër Anglisë
Previous article VERA 2021/ Këto janë ngjyrat e preferuara të vajzave VIP dhe ja ku e vërtetuan

F.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT