• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ISHTE ESËLL KUR VRAU GRUAN/ Fëmijët i kishin bërë KËRKESË policëve: Këshillojeni babin të punojë…
Home
Sociale

ISHTE ESËLL KUR VRAU GRUAN/ Fëmijët i kishin bërë KËRKESË policëve: Këshillojeni babin të punojë…

14 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ardjana Shaholli, që u masakrua për vdekje nga bashkëshorti mbrëmjen e së premtes, prej vitesh kishte duruar dhunën e tij pa marrë iniciativën që t’i drejtohej Policisë, për ta denoncuar apo për të kërkuar ndihmë.

Nga ana tjetër, dy prej 6 fëmijëve të saj, disa ditë më parë, kishin “guxuar” të bënin atë që nëna e tyre nuk mundi ta bënte për hatrin e tyre. Ata i ishin ankuar një punonjësi Policie për babanë e tyre, Çlirim Shahollin.

Edhe pse kjo ankesë nuk shërbeu për asgjë, pasi nuk u bë në rrugë ligjore dhe ata kërkuan nga polici që thjesht të këshillonte babanë e tyre. Fëmijët i thanë punonjësit të Policisë që të takonte babanë e tyre, Çlirim Shahollin dhe ta këshillonin. Sipas tyre, ai shkonte i dehur në shtëpi dhe nuk punonte. Ndërsa ata jetonin në kushte të mjerueshme.

“Këshilloni babanë tonë që të mos pijë më. Këshillojeni që të fillojë edhe ndonjë punë sepse jetojmë në kushte të mjerueshme. Vetëm mami punon. Ai nuk dëgjon asnjëri. Çdo ditë kemi sherr në shtëpi, sepse ai vjen përherë i dehur. Mbase ju dëgjon, sepse mund të ketë frikë”.

Kjo ka qenë biseda që dy nga 6 fëmijët e viktimës, Ardjana Shahollit, kanë bërë me një punonjës të Policisë së Durrësit disa ditë para krimit në familje. Burime nga Policia thanë se në momentin e arrestimit, autorit të krimit të familjes iu bë edhe një test alkooli, për të provuar nëse kishte konsumuar alkool apo jo. Por ndryshe nga çfarë pritej dhe ndryshe nga çdo ditë tjetër kur ai qëndronte duke pirë me orë të tëra, natën e krimit ka qenë esëll. Testi i alkoolit tregoi se ai nuk kishte konsumuar pije alkoolike, rezultati ishte 0 për qind.

AUTORI I KRIMIT

Gjatë marrjes në pyetje, babai i gjashtë fëmijëve ka deklaruar se nuk ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, por gjatë një zënke e ka shtyrë atë dhe është përplasur me kokë në dysheme.

“Më mërziti duke më kujtuar faktin se nuk jam në punë. Më hipi gjaku në kokë dhe e shtyva. Ra keq me kokë në dysheme, por nuk doja ta vrisja”, është shprehur para oficerëve të Policisë autori, duke e pranuar krimin. Ndërkohë, mësohet se në momentin e sherrit të çiftit bashkëshortor që përfundoi me vdekjen e 40-vjeçares, gjashtë fëmijët nuk kanë qenë brenda në banesë, por ndodheshin në oborr. Më- sohet se konflikti mes bashkëshortëve Shaholli ka nisur në mënyre banale dhe më pas përfundoi me vrasje. Sipas dëshmisë së dhënë në Polici, burri ka treguar se i kishte kërkuar të hapte dritaret pasi kishte vapë, ndërsa bashkëshortja ka refuzuar me pretekstin se futeshin mushkonjat në shtëpi. Aty debati është acaruar dhe pas fjalëve, radha i ka ardhur forcës. Sipas bashkëshortit, çifti është shtyrë me njeri-tjetrin derisa shtyrja fatale ka ardhur nga Çlirimi, duke e përplasur në një cep mobilieje bashkëshorten dhe më pas në dyshemenë prej betoni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë sikleti! Meghan Markle dhe Mbretëresha bëhen lëmsh dhe VIDEO po bën xhiron e rrjetit
Previous article De Biazi: Argjentina fiton Botërorin nëse “kopjon” Shqipërinë time, do rikthehem të jem trajner tek…

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë Aktualitet

ALARM NË PUKË/ Zjarri në Gojan i afrohet banesave, flakët favorizohen nga era e fortë

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona Aktualitet

PUBLIKOHET VIDEO/ Ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës Aktualitet

E RËNDË/ Shpërthen motori i skafit në “Porto Palermo” të Vlorës, 4 persona të plagosur! Nisen me urgjencë drejt Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT