Një automjet i vjedhur ne Serbi bllokohet në Kakavijë në tentative për të udhëtuar drejt Greqisë.
Mjeti me targa shqiptare drejtohej nga P.P, 65 vjeç nga Saranda. Nga kontrolli i kryer në vijen e dyte kufitare prej sherbimeve të policisë kufitare dhe shërbimeve te Frontex, u kontrollua numri i shasisë ku rezultoi se numri original ishte ndryshuar mekanikisht dhe ishte falsifikuar. Ndërsa numri origjinal i shasisë pas kontrollit ne sistemin Interpol rezultoi se ishte shpallur i vjedhur ne vitin 2011 ne Serbi. Në përfundim Sektori Kunder Narkotikëve dhe Trafiqeve ne Policinë e Gjirokastres filloi procedimin penal ndaj 66 vjeçarit sarandiot per trafikim te mjeteve motorrike dhe falsifikim te vulave stampave e formulareve. Nderkaq mjeti i vjedhur në Sërbi 10 vjet me pare u sekuestrua.