Ishte duke ecur në trotuar, përplaset për vdekje 29-vjeçari, arrestohet shoferi. Një i ri nga Tropoja humbi jetën në Lezhë, si pasojë e një aksidenti rrugor. 29-vjeçari Fatmir Pervataj u përplas nga një makinë në aksin Lezhë-Shëngjin.
29-vjeçari nga Tropoja, pavarësisht dërgimit me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, nuk u mbijetoi plagëve që mori nga përplasja e rëndë.
AlpeNews.al ka siguruar FOTON e 29-vjeçarit:
Njoftimi i policisë:
“Në rrugën Lezhë–Shëngjin, shtetasi E.M., 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar shtetasin këmbësor F.P., 29 vjeç, banues në Tropojë, i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, bëhet e ditur nga Policia lidhur me aksidentin e rëndë.
/AlpeNews.al




