Historia e mashtrimit të mbi 391 mijë personave nga ana e Faruk Fatih Özer, themeluesit të shkëmbimit të kriptove Thodex, ra si një bombë në axhendën e Turqisë, ku autoritetet duhet të jenë tepër të lumtura teksa u njoftuan sot nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi për arrestimin e tij.
28-vjeçari u kap ditën e sotme në Jug të vendit teksa pushonte dhe tashmë pritet ekstradimi i tij, pasi një buletin i kuq ishte lëshuar nga Interpoli për kapjen e tij.
E teksa Özer është transformuar tërësisht pas qëndrimit të tij prej 1 vit në Shqipëri, mediat turke kanë rikthyer edhe njëherë dëshmitë e rrethit të tij të ngushtë, pasi në Turqi shpërtheu skandali i grabitjes së tij me kosto 2 miliardë dollarë.
Ish e dashura e të riut, e cila gjithashtu është shumë e famshme për reklamat e saj, ka qenë një ndër ata që kanë folur për 28-vjeçarin.