• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ISHTE DITË E KOBSHME…”/ Ushtarët serb i rrëmbyen 4 djemtë dhe burrin, Ferdonije Qekrezi kujton mes lotësh (FOTOT)
Home
Sociale

“ISHTE DITË E KOBSHME…”/ Ushtarët serb i rrëmbyen 4 djemtë dhe burrin, Ferdonije Qekrezi kujton mes lotësh (FOTOT)

17 February, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Me rastin e Pavarësisë së Kosovës, emisioni “Shqipëria Live” ka sjellë në vëmendjen e publikut historinë e Ferdonije Qekrezit, të cilës më 27 mars të vitit 1999 i rrëmbyen 11 burra, mes tyre katër djemtë dhe burrin e saj.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë, ajo rrëfeu edhe njëherë ngjarjen e rëndë të asaj dite, ku djali më i vogël i saj ishte vetëm 14 vjeç dhe burri 53 vjeç.

Ushtarët serb i rrëmbyen 4 djemtë dhe burrin, Ferdonije Qekrezi

“E mbaj mend sikur sot. Ishte ditë e kobshme për familjen. Ishim 4 familje në shtëpi. Ka qenë ditë e shtunë, kur ishte ora 11 e paradites erdhi policia ushtarake e Serbisë. Na panë sa ishim, na numëruan. Pyesin bashkëshortin kush janë këta, dhe ai i prezanton. Ky kontroll ishte hera e parë që u bë në shtëpinë tonë. Nuk e di pse u bë ky kontroll, ne jemi këtu vetëm shqiptarë”, tregon Ferdonija.

Kjo e fundit shton se në ato momente, ato u kanë thënë që të rrinë në shtëpi, pasi askush nuk do t’i ngacmonte.

Ushtarët serb i rrëmbyen 4 djemtë dhe burrin, Ferdonije Qekrezi

“Patëm parandjenja. Burri tha të rrinim në shtëpi se nuk kishim ku të shkonim. Kemi jetuar tamam si qytetar të Gjakovës.  Shkoi ora 3.30 dhe erdhën sërish. Për nja një orë e gjysmë morën burrat dhe më pas u kthyen së bashku me dy policë që thanë që do të na ruajnë. Ata kërkuan një tavolinë që të uleshin që të na ruanin. I kërkuan raki djalit dhe burri tha se nuk ka, kemi vetëm lëngje. Kanë ngrënë shpesh edhe te qebaptorja jonë, që shpesh as nuk kanë paguar.  Ne kemi qenë një familje punëtore, me biznes të vogël”, vijon ajo rrëfimin.

Ushtarët serb i rrëmbyen 4 djemtë dhe burrin, Ferdonije Qekrezi

Ferdonija tregon se në një moment një nga policët i ka thënë bashkëshortit të saj: “’Duhet me ju pre kryet, se shqiptarë nuk ka më pas’. Burri i tha: ‘Ne shqiptarët nuk kemi pas asnjë konflikt’”.

Pas këtyre fjalëve, ata kanë marrë burrat dhe pasi kanë vendosur maskat, kanë marrë edhe djemtë e rinj. “U kthyen prapë dhe na kërkuan para, ne nuk kishim dhe nuseve u morën bizhuteritë”, tha Ferdonije.

Ushtarët serb i rrëmbyen 4 djemtë dhe burrin, Ferdonije Qekrezi

Ushtarët serb i rrëmbyen 4 djemtë dhe burrin, Ferdonije Qekrezi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË I BURGOSUR ME COVID/ Transportohet te Infektivi për kontroll nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)
Previous article ARDIT GJEBREA ME COVID-19/ Kjo është treshja që do të moderojë “Të Dielën Shqiptare” (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTIMI I AGASIT/ Gazetari Hoxha ngre dyshime: Ishte dorëzim i kontrolluar, iu hoq imuniteti pasi u kthye në rrezik për pushtetin Aktualitet

ARRESTIMI I AGASIT/ Gazetari Hoxha ngre dyshime: Ishte dorëzim i kontrolluar, iu hoq imuniteti pasi u kthye në rrezik për pushtetin

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person Aktualitet

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike Aktualitet

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT