• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ISHMP në ndjekje penale për kreun e Inspektoratit Berat. Ka shpërdoruar vazhdimisht detyrën
Home
Aktualitet
Drejtësi

ISHMP në ndjekje penale për kreun e Inspektoratit Berat. Ka shpërdoruar vazhdimisht detyrën

31 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Drejtësi

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nëpërmjet ISHMP-së çon për ndjekje penale kreun e inspektoriatit dega rajonale Berat, Altin Kazazi me akuzën për shpërdorim të detyrës.

Vendimi është marrë pas një inspektimi të hollësishëm në terren ku janë konstatuar nga afër shkeljet ligjore si dhe pas verifikimit të dokumentacionit. Grupi i punës ka konstatuar se mosveprimet e të akuzuarit kanë sjellë një dëm të konsiderueshëm në një sipërfaqe prej 197 ha në fondin pyjor.

Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Arsimit, Plarent Ndreca, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka bere publike shkeljet ligjore te tre institucioneve te arsimit te larte privat, per te cilat atyre iu eshte hequr licensa./r/n/r/nSecretary General of the Ministry of Education, Plarent Ndreca, speaking during a press conference.
Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Arsimit, Plarent Ndreca

Nga inspektimi rezulton se nuk është bërë vlerësimi i subjekteve që ushtrojnë aktivitet brenda koordinatave të miratuara në lejet minerare, leje mjedisore dhe se kryeinspektori i Beratit nuk është marrë asnjë masë me dënim për kundravajtje administrative apo verifikim dhe inspektim të subjekteve që ushtrojnë veprimtari brenda territorit të qarkut Berat.

Në letrën drejtuar prokurorisë Tiranë kryeinspektori i komanduar i ISHMP-së dhe njëherësh sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Plarent Ndreca argumenton shkeljet e njëpasnjëshme që janë vënë re gjatë ushtrimit të detyrës nga ana e shtetasit Kazazi, në pozicionin e kryeinspektorit rajonal të Beratit.

Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Arsimit, Plarent Ndreca, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka bere publike shkeljet ligjore te tre institucioneve te arsimit te larte privat, per te cilat atyre iu eshte hequr licensa./r/n/r/nSecretary General of the Ministry of Education, Plarent Ndreca, speaking during a press conference.

“Të vendosur në tolerancën zero ndaj personave përgjegjës përgjatë ushtrimit të detyrës së tyre, veçanërisht kur këta të fundit mbajnë mbi supe përgjegjësinë e përmbushjes së detyrës,ISHMPU e çmon si të domosdoshëm denoncimin pranë organeve përkatëse të ndjekjes penale. Duke qenë të bindur në luftën ndaj këtyre fenomeneve ne çmojmë se veprime të tilla dëmtojnë rëndë marrëdhëniet juridike të vendosura për mbrojtjen dhe mirëfunksionimin e shtetit ligjor të Republikës së Shqipërisë”.- shkruhet në letrën drejtuar Prokurorisë.

Krahas kallëzimit penal, grupi i inspektimit ka pezulluar edhe punimet e të gjitha subjekteve të inspektuara të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në fondin pyjor e kullosor në fushën e shfrytëzimit të mineraleve me karrierë, dhe galeri dhe gurë gëlqerorë deri në plotësimin e plotë të dokumentacionit ligjor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kujdes! Këto 7 objekte personale nuk duhet t’i ndani kurrë me të tjerët
Previous article Duele të ashpra në çerekfinale, Partizani sërish në Vlorë për Europën

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor... Aktualitet

PROTESTA/ Nga sheshi i Kryeministrisë, thirrje emigrantëve: Bashkohuni me ne më 10 qershor...

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHMËM NË AKSIN RRUGOR KORÇË-MALIQ/ Makina përmbyset në mes të rrugës, shoferi...

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT