• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ISHA TE TERAPIA E DJALIT”/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm
Home
Aktualitet
Kronikë

“ISHA TE TERAPIA E DJALIT”/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm

24 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ditën e djeshme një nënë me djalin e saj autik, u prekën nga uji me piper që hodhi policia, pas tensioneve në protestë. Ajo ka deklaruar pas ngjarjes se ka qenë duke ikur në shtëpi, pas përfundimit të terapisë së djalit.

“Isha duke ikur në shtëpi. Dua vetëm të iki në shtëpi, ata na hodhën piper syve. Dua të iki në shtëpi, unë nuk isha atje, isha terapia e djalit, më hodhën piper syve dhe ujë. Turp të kenë”-, ka deklaruar ajo pas ngjarjes.

Por ditën e sotme, kryeministri Edi Rama hodhi akuza ndaj protestuesve, duke deklaruar se ishin ata që e sollën atë dhe djalin e saj të sëmurë në protestën e tensionuar.

“Një histori që e keni parë të gjithë. Atë nënën, me fëmijën me spektër autik, të cilën korbat e kishin marrë me vete te parlamenti, për ta kthyer në viktimën e policisë për të mbrojtur deputetët nga ata verbrit e dhunshëm të Shqipërisë. Ne sapo kemi dyfishuar mbështetjen për fëmijët autikë dhe për nënat e tyre. Përjetimi i asaj nëne është tjetër Ajo mund të mos jetë e informuar, ose dhe mund të jetë. Por ajo nuk e ka ndjerë kurrë empatinë tonë në fundin e atij hendeku mes faktit tonë dhe përjetimit të vetmisë së saj dëshpëruese. Në fund të hendekut e futën sorrat dhe korbat, dorën e solidaritetit të tyre hipokrit për ta marrë me vete te Parlamenti, me të njëjtin manual që përdorin terroristët që i përdorin si mburojë teksa sulmonin me maska policinë e shtetit. E vunë para kamerave, e përdhunuan dhe e nxorën në mexhelis për t’i qarë hallin. I kthyen lotët e saj në breshër, përmes algoritmit, pastaj e lanë dhe u nisën për te mikrofoni në bulevard. Si ata skuthat e zinj që i kemi parë në përdorimin e këtij manuali që çojnë mish për top të tjerët dhe kërkojnë solidaritet për të shkretët njerëz duke mbajtur fjalime në emër të viktimave të shtetit policor”, tha ai.

Por pavarësisht këtyre deklaratave, zonja File i ka qëndruar të njëjtit version, duke theksuar që po kthehej nga terapia e djalit dhe po kthehej në shtëpi. E gjithë situata e krijuar, historia e nënës me djalin prekën zemrat e shqiptarëve, të cilët nëpërmjet një GoFoundMe, ku mblodhën për pak orë 151 mijë paund.

Deklaratën e Ramës e ka ripostuar edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili e ka shoqëruar me videon e nënës me djalin, dhe me një reagim të tij.

“Dëgjojeni miq, ordiner dhe shpirt kërm!”, shkruan Berisha krahas videos.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Foshnja 18-muajshe humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobus
Previous article PROTESTA/ Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA/ Pas fjalimeve dhe mesazheve para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh” Aktualitet

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh”

ARRESTOHET 39-VJEÇARI NË LEZHË/ Sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro Aktualitet

ARRESTOHET 39-VJEÇARI NË LEZHË/ Sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT