• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ISHA NË TIRANË PËR TË TAKUAR…”/ Të arrestuar për 8 janarin, ja çfarë deklaruan 4 prej protestuesve
Home
Breaking News

“ISHA NË TIRANË PËR TË TAKUAR…”/ Të arrestuar për 8 janarin, ja çfarë deklaruan 4 prej protestuesve

12 January, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 34 persona pas protestës së 8 janarit, një pjesë mbështetës të Sali Berishës dhe një pjesë mbështetës të Lulzim Bashës.

Në dosjen e prokurorisë të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala dhe të zbardhur nga “BalkanWeb” jepet roli i gjithsecilit prej të arrestuarve si dhe çfarë kanë konstatuar efektivët e policisë. Një prej të arrestuarve, Gjon Pepaj ka deklaruar se ndodhej në Tiranë për të takuar avokatin për një çështje civile dhe se do të kthehej menjëherë në shtëpi, pasi ka dy vajza të mitura dhe bashkëshortja i ka vdekur në aksident.

Klavdo Çekini ka deklaruar se ka marrë pjesë në protestë, por nuk ka kryer asnjë veprim të dhunshëm, ndërkohë që sipas dosjes nuk ka të dhëna se ka përdorur dhunë.
Ndërkohë për Armando Çardakun dhe Agostin Palin, policia ka referuar se dyshohet se janë përfshirë në veprime të dhunshme ndaj selisë së PD.

DOSJA
Raporti i shërbimit datë 8 janar tregon që një patrullë policore e DVP Tiranë ka vënë re më 13:40, pas selisë së PD-së, te hyrja e qendrës Toptani, një grup individësh të organizuar, me shkopinj në duar, nën drejtimin e një djali rreth 180 cm shtatlartësi, i shëndoshë, bardhosh, flokërënë, me xhup të zi me mbishkrimin “Moncler”; në orën 13:45, ndërsa i vëzhgonin, një mashkull rreth 40 vjeç, me të zeza, me urdhër të drejtuesit të grupit, u ka marrë shkopinjtë e drurit dhe është larguar me shpejtësi pa u arritur të ndalohet prej policëve. Ndodhur në kushte të pabarazisë në forca, kanë kërkuar ndihmën e forcave Shqiponja dhe kanë arritur të shoqërojnë vetat e tjerë të mbetur të grupit; ata u identifikuan si Emiljano Çekini, Klavdo Çekini, Mirash Rrathtori e Gjon Pepaj.
Raporti i shërbimit i patrullave Shqiponja tregon pak a shumë të njëjtat rrethana.

Gjon Pepaj
I pyetur si person nën hetim, në praninë e mbrojtësit Suat Idrizi, ai ka deklaruar se kishte qenë në Tiranë për të takuar avokatin e tij sepse ka një çështje civile që po e ndjek; duke qenë se nuk e njeh mirë Tiranën, makinën e ka parkuar te qendra “Toptani”. Më pas është kthyer për të marrë makinën e tij. Ai deklaron se donte të kthehej në shtëpi sa më parë pasi ka dy vajza të mitura dhe bashkëshortja i ka vdekur në një aksident. Në momentin që është afruar tek qendra “Toptani” ka takuar disa vetë që i njihte; gjatë kohës që ishte me ata, përreth 5 minuta, u janë afruar punonjës policie dhe i kanë shoqëruar në komisariat.
Gjon Pepaj është këqyrur dhe fotografuar për qëllime të hetimit të mëtejshëm.

Klavdo Çekini
I pyetur si person nën hetim, në praninë e mbrojtësit Ramiz Billa, ka deklaruar se kishte qenë në Tiranë për të marrë pjesë në protestë, por pa kryer asnjë veprim të dhunshëm; ndodhej afër qendrës “Toptani” për të marrë mjetin që kishte parkuar aty. Klavdo Çekini është këqyrur dhe fotografuar për qëllime të hetimit të mëtejshëm.

Armando Çardaku
I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, në prani të mbrojtësit Ramiz Billa, ai pretendon që nuk kishte marrë pjesë në protestë dhe që ndodhej në Tiranë për punët e veta.

Sipas një raporti shërbimi datë 8 janar 2022, ora 15:00, Armand Çardaku është kapur sepse nga pamjet filmike ka rezultuar që ka qenë pjesëmarrës në një tubim të dhunshëm dhe dyshohet që ka qenë aktiv në veprime të dhunshme kundër pasurisë. Ai i është nënshtruar këqyrjes trupore dhe fotografimit për nevoja të mëtejshme hetimore.

Agostin Pali
I pyetur si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, në prani të mbrojtësit Ramiz Billa, ai pretendon që kishte marrë pjesë në protestë, kishte ndenjur jashtë oborrit të selisë dhe nuk kishte kryer veprime të kundërligjshme.
Sipas një raporti shërbimi datë 8 janar 2022, ora 15:00, Agostin Pali është kapur sepse nga pamjet filmike ka rezultuar që ka qenë pjesëmarrës në një tubim të dhunshëm dhe dyshohet që ka qenë aktiv në veprime të dhunshme kundër pasurisë. Ai i është nënshtruar këqyrjes trupore dhe fotografimit për nevoja të mëtejshme hetimore.

Prokuroria ka kërkuar:
Gjon Pepaj, detyrim paraqitje
Klavdo Çekini, detyrim paraqitje
Armando Çardaku, detyrim paraqitje
Agustin Pali, detyrim paraqitje

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRIMI I FRIKSHËM I BILL GATES/ Tregon me çfarë do përballen njerëzit në të ardhmen
Previous article "GRUSHTE E SHKELMA..."/ Drejtori dhe polici falsifikuan raportin, pse u pezulluan zyrtarët e "Reçit"

s.autor

Postime të ngjashme

SHPEJTËSIA "SKËTERRË" E SHOFERËVE NË DURRËS/ Mbi 1.269 gjoba në një javë, 10 persona të arrestuar për parkim dysh Aktualitet

SHPEJTËSIA "SKËTERRË" E SHOFERËVE NË DURRËS/ Mbi 1.269 gjoba në një javë, 10 persona të arrestuar për parkim dysh

DHUNË, VJEDHJE DHE KANOSJE/ Rama publikon të shkuarën penale të një prej firmëtarëve të protestës: Ja kontirbuti i tij për atdheun Breaking News

DHUNË, VJEDHJE DHE KANOSJE/ Rama publikon të shkuarën penale të një prej firmëtarëve të protestës: Ja kontirbuti i tij për atdheun

VELIAJ BËHET BABA PËR HERË TË DYTË I NJË DJALI/ SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet Aktualitet

VELIAJ BËHET BABA PËR HERË TË DYTË I NJË DJALI/ SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT