• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ISHA I APASIONUAR…”/ Njihuni me Taulant Berishën, djalin shqiptar që jeton me shqiponja e skifterë (FOTO)
Home
Sociale

“ISHA I APASIONUAR…”/ Njihuni me Taulant Berishën, djalin shqiptar që jeton me shqiponja e skifterë (FOTO)

4 February, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Jemi mësuar të dëgjojmë për trajnues të kafshëve apo shpendëve të ndryshëm, qofshin këto edhe specie të egra, por rrallë herë kemi dëgjuar për një trajnues shqiponjash, siç është shpendi simbol në flamurin tonë kombëtar.

Taulant Berisha nga Gjakova është i apasionuar pas kafshëve e shpendëve dhe prej pak kohësh trajnon shqiponjat e skifterët.

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, ai u shfaq me skifter në dorë dhe rrëfeu si i lindi dëshira për të trajnuar shpendët.

Njihuni me Taulant Berishën, djalin shqiptar që jeton me shqiponja e

“Nuk është diçka që ndikoi, por isha i apasionuar pas kafshëve dhe shpendëve qëkur isha fëmijë. Por ishte një emocion tjetër kur shihja shqiponjat pasi përfaqësojnë trimërinë dhe krenarinë, ndërsa syri i tyre është i mprehtë.

Me kalimin e kohës fillova të njoh dhe njerëz të tjerë, sepse është e vështirë të gjesh persona të apasionuar pas këtij sporti. Më pas filluam të shkëmbejmë këshilla dhe kemi arritur sukses në trajnimin e shqiponjave dhe disa lloje të skifterëve.

Ky që kam këtu është skifter-fantazmë, sepse sulmet e tij në natyrë janë të papritur dhe preja e tij e sheh vetëm 2-3 sekonda para se ta kapë. Do të thotë që fshihet shumë mirë në pyll dhe kur do të sulmojë fshihet dhe kur është i sigurt, del”, u shpreh Taulant Berisha.

Sa i përket ushqimit, u shpreh se është e vështirë, pasi duhet të sigurojë vetë gjithçka, por kënaqësia që merr është goxha e madhe.

Edhe familjen e kishte të vështirë ta bindte, por me kalimin e kohës të gjithë e kuptuan pasionin dhe dëshirën e tij për të trajnuar shqiponjat dhe skifterët.

“Në fillim ishte i vështirë që t’i bindja, sepse familja mendonte se në momentin që do ta lë të fluturojë, do të ikë dhe i gjithë mundi që kam bërë për të do të shkojë dëm.

Gjatë trajnimit, duhet të mbahen lidhur me litar derisa të socializohet me ty dhe kur e kupton që nuk ka më frikë prej teje, e lë tërësisht të lirë”, tha ai.

Njihuni me Taulant Berishën, djalin shqiptar që jeton me shqiponja e

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MATURA SHTETËRORE/ Kushi bisedim me nxënësit: Si do zhvillohen, penalizimet dhe pragu i kalueshmërisë
Previous article INFEKTOHET ME COVID-19/ Ish Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro: Me radhë është kjo punë…

s.autor

Postime të ngjashme

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi Aktualitet

VODHI BANKËN DHE U LARGUA ME SKUTER/ Mediat greke zbulojnë të kaluarën e Robert Dukës: U akuzua edhe për 28 grabitje në Greqi

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage Aktualitet

"MË OFRUAN PARA"/ “Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit Aktualitet

PLAGOSI ME DRAPËR BABIAIN E ISH-PARTNERES/ Dërgohet në burg daja i Zegjine Caushit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT