• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ISHA 12-VJEÇE, JU SHKRUAJTA NGA…”/ Arbana Osmani zbulon letrën që i dërgoi Ramës në 1997
Home
Politikë

“ISHA 12-VJEÇE, JU SHKRUAJTA NGA…”/ Arbana Osmani zbulon letrën që i dërgoi Ramës në 1997

22 June, 2024 s.autor Politikë

Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në episodin e 23 të sezoni të 3-të të Podkastit “Flasim”.

Në një rrëfim ndryshe çifti Grishaj-Osmani folën mbi karrierën dhe jetën private, duke ndarë detaje të rrugëtimit të tyre në televizion.

Në fillim të bisedës Arbana Osmani kujtoi kontaktin e parë të vendosur me kryeministrin Edi Rama, në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.“Në moshën 12-vjeçare, pas vitit 1997, ju kam dërguar një letër nga Burreli të cilës ju i jeni përgjigjur. Ishe personazhi im i preferuar për atë kohë. Shkruaje editorial te revista “Klan”. Ke shkruar dhe shkruan shumë bukur”, u shpreh moderatorja.

Nga ana e tij kryeministri konfirmoi se letrave i është përgjigjur gjithmonë derisa mu bë e pamundur t’i përgjigjem vetë. Jam shumë krenar sepse kam krijuar institucionin e parë në bashki që ishte bashkia e Tiranës, ku jepeshin me shkrim për të gjithë ata që i drejtoheshin bashkisë me shkrim 96-97 mijë përgjigje në vit”, u shpreh Rama.

Grishaj tregoi se si në moshën 18-vjeçare kishte udhëtuar për herë të parë drejt Italisë dhe nuk i kuptonte dot sakrificat që bënin emigrantët shqiptarë për të jetuar jashtë, ndaj vendosi të kthehej në Shqipëri.

“Secili është i lirë ta bëjë zgjidhjen vetë. Nuk është e vërtetë se çfarë gjen kur shkon diku, t’i kompenson të gjitha. Gjithmonë ka diçka që e fiton dhe diçka që e humb”, tha Grishaj.

Grishaj tregoi se filmi i fundit i tij i kushtohet emigracionit dhe bazohet në një histori të vërtetë. “Kemi xhiruar në Meksikë dhe Itali. Në Meksikë gjithçka ka qenë shumë e vështirë, pasi aktorja ishte nga Kosova dhe pasaporta e Kosovës nuk njihej”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDËRPRERJA E ENERGJISË NË VENDET E BALLKANIT/ KE hetim ndërkombëtar për të zbuluar kush i fiku dritat
Previous article EURO 2024/ Austria fiton duke bindur, 3 gola për 3 pikë

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT