Programi për mbledhjen e të dhënave në “Facebook” nga kompania “Cambridge Analytica”, është mbikëqyrur nga Steve Banon, ish-shefi i strategjisë në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas Chris Wylie, personi që nxori i pari detajet që provokuan skandalin, Banon, tre vjet para detyrës në Shtëpinë e Bardhë, nisi të punonte me një program ambicioz: ndërtimin e profileve të detajuara të miliona zgjedhësve amerikanë, te të cilët do të shpërndaheshin më pas mesazhet populiste që karakterizuan fushatën e Trump-it.
Banon ka qenë pjesë e bordit të kompanisë “Cambridge Analytica”, kur u bë një nga njerëzit më të fuqishëm të fushatës elektorale të Trump-it.
Ai e lançoi i pari kompaninë falë financimeve të mbështetësve të pasur.
Sipas ish-punonjësit të “Cambridge Analytica”, Wylie, i cili ka folur për “Washington Post”, Banon në atë kohë ishte shefi i Alexander Nix, menaxheri i përgjithshëm i kompanisë, që është pezulluar nga puna ditën e djeshme.
Përgatiti: Gazmira Sokoli


