• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit : Kosova, lufta ime. Nuk mund ta lejonim, ishte genocid
Home
Nderkombetare

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit : Kosova, lufta ime. Nuk mund ta lejonim, ishte genocid

9 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Kur lufta e Kosovës, e nisur në vitin 1998, mori përmasa shqetësuese, NATO-ja ndërhyri me sulme ajrore.

Në atë kohë sekretare e Shtetit në SHBA, Madeleine Albright mund të konsiderohet shtysa kryesore për vendimin e ndërhyrjes ushtarake.

Në një intervistë për BBC-në, Albright ka kujtuar përvojën e saj me luftën e Kosovës dhe takimet me Sllobodan Millosheviçin.

Albright thotë se lobimi për nisjen e ndërhyrjes ushtarake në Kosovë është puna për të cilën ajo ndihet më shumë krenare në karrierën e saj.

“Kur më pyesin se cila është gjëja për të cilën jam më krenare, padyshim Kosova. Nuk mund ta lejonim diçka të tillë, ishte genocid.

Po bëhej spastrim etnik. Njerëzit po nxirreshin nga shtëpitë e tyre jo për atë që kishin bërë, por për atë se kush ishin.

Mendova se do të kishte kuptim për SHBA për të përdorur influencën tonë te të tjerët për të ndaluar këtë spastrim etnik”, rrëfen ajo.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit e kujton Millosheviçin si një njeri mizor dhe të sigurt në vetvete, në atë masë saqë arriti t’i hiqte asaj buzëqeshjen tipike të një amerikaneje që i shtrëngon dorën dikujt në një takim zyrtar.

“Veprimet e Millosheviçit, që ishte një hipernacionalist, dhe kishte vendosur se kishte vendosur të hiqet qafe njerëzit që ishin ndryshe nga modeli i tij i nacionalizmit serb, më bënë të mendoj që duhej të bënim diçka.

Ai dukej si dikush që mendonte se ishte shumë tërheqës dhe i zgjuar.

Ai ishte shumë i sigurt për veten. Ai e mendonte veten si një njeri elegant, por ajo që po bënte nuk ishte aspak elegante.

Është e pamundur për një amerikan t’i shtrëngojë dorën dikujt pa buzëqeshur, por kur e pashë në Beograd isha e vendosur për të mos buzqëeshur.

Fotot e mia të asaj kohe e tregojnë këtë”, kujton Albright.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLUMBAT FLUTURONIN NË AJËR TEK "HAVANA"/ Dalin PAMJET tronditëse. Bluza e GJAKOSUR e... (FOTO)
Previous article NDODH NË SARANDË/ Automjeti MISTERIOZ gjendet i braktisur. Dyshohet se...

k.autor

Postime të ngjashme

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump Botë

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë Botë

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm Botë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT