Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka zhvilluar sot një takim me shkrimtarin Ismail Kadare. Ka qenë vet Jahjaga ajo që ka treguar mbi takimin në fjalë, i cili u mbajt në Tiranë.
Përmes një statusi në ‘Facebook’ Jahjaga tregon se kryefjalë e bisedës ka qenë rimëkëmbja kulturore në trevat shqiptare.
“Me shkrimtarin Ismail Kadare në Tiranë biseduam për nevojën e rimëkëmbjes kulturore në hapësirat shqiptare për të rigjeneruar dhe forcuar vlerat demokratike”, shkruan Jahjaga, duke shoqëruar mbishkrimin me disa fotografi me autorin e shumë veprave të njohura botërisht.