• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ish-presidenti: Ftesa e Ramës ndaj opozitës për kryeprokurorin, kurth. A do të bjerë Basha në të?
Home
Shqipëri

Ish-presidenti: Ftesa e Ramës ndaj opozitës për kryeprokurorin, kurth. A do të bjerë Basha në të?

7 December, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Ish-presidenti, Bujar Nishani e ka cilësuar ftesën e Ramës për bashkëpunim me Bashën në lidhje me zgjedhjen kryeprokurorit, thjesht një kurth të kryeministit për betejë të imazhit publik.

Përmes një postimi të gatë në facebook duke ju referuar Kushtetutës Nishani liston disa skenarë të zgjedhjes së kryeprokurorit.

Dhe në fund ish-presidenti Nishani e mbyll postimin duke thënë …“Nëse opozita do të bjerë apo jo në këtë kurth të ngritur, mbetet për tu parë”.

Reagimi i plotë i ish-presidentit Nishani:

Kurthi i Kryeministrit ndaj opozitës.

Rrugëtimi evropian e Shqipërisë është projekti i shekullit për shqiptarët. Megjithëse një Komb Evropian aq i vjetër sa vetë Evropa, shqiptarët janë luftuar, izoluar, u janë ngritur kurthe, janë përçarë, grabitur territore, lënë në varfëri, atrofizuar në raport me lirinë, civilizimin dhe kulturën perëndimore, historikisht.

Por, ky shekull ka nisur krejt ndryshe nga e shkuara për shqiptarët. Liria ekonomike është një mundësi për ta. Shqipëria është anëtare e NATO-s. Shqiptarët lëvizin të lirë pa viza në Evropë. Integrimi Evropian mbetet ëndrra ende e parealizuar e shqiptarëve, por e vetmja alternativë e tyre për të ardhmen.

Politikisht ky mund të jetë vetëm një proçes, një angazhim, një kontribut gjithpërfshirës. Në këtë kontekst çdo iniciativë për angazhim gjithpërfshirës ka sens mëse normal. Por thirrja formale e Kryeministrit të vendit ndaj opozitës për pakt për integrimin dhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, më së pari ka nevojë për disa sqarime publike nga Kryeministri i vendit.

Së pari, pse u përjashtua dhe anatemua politikisht opozita nga takimi i fundit i Këshillit të Asociim Stabilizimit në Bruksel.

Së dyti, Kryeministri duhet të sqarojë për opinionin qëndrimin e tij politik më të fundit se Shqipëria mund të orientohet drejt Rusisë dhe Kinës nëse nuk hapen negociatat e BE me vendin. Kjo duhet të jetë një kambanë alarmi për opozitën e cila ka lindur në këtë vend dhe ka egzistuar si orientuese e Shqipërisë drejt perëndimit. Pa e sqaruar këtë pozicionim të ri politik të qeverisë aktuale, opozitës shqiptare do ti vihet në dyshim përkatësia, gjithashtu.

Proçesi i Prokurorit të Përgjithshëm kërkon veçse zbatimin korrekt të Kushtetutës.

Prokurorit të Përgjithshëm i ka mbaruar mandati. Më datën 8 dhjetor Prokurori aktual i Përgjithshëm nuk mund të hyjë më në zyrën e këtij institucioni. Ky moment kërkon zgjedhjen e një prokurori të ri. Ky proçes duhet të shkoj vetëm sipas përcaktimeve kushtetuese dhe jo dëshirës politike të Kryeministrit të vendit.

Kushtetuta e Shqipërisë Neni 179/13 citon “Deri në zgjedhjet parlamentare, që do mbahen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, por jo më vonë se data 1 shtator 2017, zgjedhja e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe e Prokurorit të Përgjithshëm do bëhet me dy të tretat e anëtarëve të Kuvendit (94 vota). Zgjedhjet e tjera do të bëhen me tri të pestat e anëtarëve të Kuvendit (84 vota).” Kjo është Kushtetuta e Shqipërisë, e zeza mbi të bardhë, që nuk e lëviz as topi, as Kryeministri, as Parlamenti dhe asnjë përfaqësues ndërkombëtar. Eshtë e vërtetë që ka një artific (i njëanëshëm politikisht) në ligjin për prokurorinë. Por ka një hierarki juridike në çdo vend demokratik. Kushtetuta prevalon mbi çdo ligj. Kushtetuta është ligji themeltar që qëndron i pari në hierarkinë e tërësisë së legjislacionit të një shteti ligjor.

Nëse maxhoranca politike do ti qëndrojë nocionit të “prokurorit të përkohshëm”, referenca kushtetuese për këtë moment procedurial kërkon 94 vota në parlament. Nëse do referohet zgjedhja e tij me 84 vota duhet propozimi nga KLP. Parashikim tjetër kushtetues nuk ka. Kryeministri nuk ka asnjë tagër dhe asnjë hapsirë apo mundësi që Ai, të propozojë procedurën. Ndaj oferta e tij ndaj opozitës është thjesht një kurth për betejë të imazhit publik. Nëse opozita do të bjerë apo jo në këtë kurth të ngritur, mbetet për tu parë. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Skandalet seksuale për aktorin Spacey nuk kanë të ndalur. Ish-anëtari i familjes mbretërore e akuzon për...
Previous article Majmuni shpallet 'Njeriu i Vitit', shkrepi një selfie duke buzëqeshur

Ina.Autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT