Deputeti i pavarur Saimir Tahiri zhvillon sot, datë 3 maj 2018, ora 10:00 një konferencë për shtyp tek Kryesia e Kuvendit, salla e Konferencave për shtyp, kati II.
Ende nuk dihet se për çfarë do të flasë apo do të ndajë me publikun. Tahiri momentalisht është përjashtuar nga të gjitha funksionet në partinë socialiste dhe është deputet i pavarur.
Në dy seanca të shkuara parlamentare, Tahiri regjistroi emrin për të folur, por meqë opozita i bojkotoi seancat parlamentare, deputeti preferoi të heshte.
Përgatiti:AlpeNews.al


