• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ish ministri Mustafaj: Ramës iu kërkua në Gjermani DORËHEQJA e Saimir Tahirit
Home
Shqipëri

Ish ministri Mustafaj: Ramës iu kërkua në Gjermani DORËHEQJA e Saimir Tahirit

3 May, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Analisti dhe ish ministri, Besnik Mustafaj ka thënë se lënia e mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri ishte veprim i duhur dhe i bërë në akordim me kryeministrin Rama. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në Neës24, Besnik Mustafaj tha se Ramës i është kërkuar në Gjermani dorëheqja e mandatit të Tahirit, pasi kjo marrëveshje Tahiri-Rama është bërë pas kthimit të kryeministrit nga vizita në Gjermani.

“Unë besoj se është veprimi i duhur dhe ky veprim tregon se është i akorduar me kryeministrin. Nëse do ishte kaq trim përballe drejtësisë Tahiri do kishte vepruar që në fillim. Unë besoj se kjo është në një marrëveshje mes të dyve dhe ky hap i tyre lidhet me vizitën e kryeministrit në Gjermani. Kjo është një marrëveshje e bërë pas kthimit të Ramës nga Gjermania. Rama gënjeu në Gjermani kur u pyet për Tahirin dhe ai tha që Tahirit i është hequr mandati deputetit.

Rama nuk është një lider që nxjerr konkluzione mbi faktet. Ai ka imagjinatën e tij dhe ka besuar se mund ta manipulonte kancelaren Merkel, por politika gjermane mbështet mbi faktet dhe jo fjalët. Ky besonte se kancelarja Merkel nuk do ja lejojë vetes që të behej pengesë për Shqipërinë dhe ka munguar praktika e thënies së gjërave hapur. Gjerat hapur mund t’u thuhen ministrave dhe përfaqësuesve të tjerë. Rama ka qenë viktimë e dëlirëve të veta”- tha Mustafaj.

Sipas ish ministrit, Saimir Tahiri është shantazhisti më profesional dhe Prokuroria duhet kërkojë Kuvendit përshpejtimin e procedurave për arrestimin e tij.

“Ne tashmë presim reagimin e Prokurorisë duke nisur që nga dita e sotme. Hipoteza ime është se garancia që i ka dhënë kryeministri Tahirit ka qenë garancia e prokurorisë. Shantazhisti më profesional që ka njohur Shqipëria në këto 30 vite është Saimir Tahiri. Unë do doja që Prokuroria të lëvizte. Prokuroria t’i kërkojë Kuvendit përshpejtimin e procedurave për arrestimin e Tahirit. Unë nuk di çfarë faktesh ka Tahiri, por lëvizja e mimikës së tij është e frikshme. Saimir Tahiri nuk ishte i trembur sot gjatë konferencës së tij. Unë parashikoj që kjo çështje do vazhdojë gjatë. Ndeshja tani bëhet mes mbrojtësve të Tahirit dhe prokurorisë”- tha Mustafaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Botërori i Rusisë, kreu i FIFA-s takon Putinin dhe jep lajmin e madh
Previous article Patozi flet për “SHPIRTRAT” e trazuar: Nëse Tahiri ka qenë peshk i vogël, rrugë të mbarë gjuetisë së peshkaqenëve...

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT