• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ish-ministri grek ‘ndez’ debate: Suliotët ishin shqiptarë, ne u kemi ‘vjedhur’ gjuhën
Home
Rajon

Ish-ministri grek ‘ndez’ debate: Suliotët ishin shqiptarë, ne u kemi ‘vjedhur’ gjuhën

18 December, 2017 Redaktor2 Rajon

Ish-ministri grek, Theodoros Pangalos, ka shkaktuar një “tërmet” të vërtetë pas qëndrimit të tij të bërë publik në rrjetet sociale, ku deklaronte se suliotët ishin shqiptarë. Përmes rreshtave, të postuar në Twittter, ai nënvizon se suliotët, që hodhën foshnjat e tyre nga Zalogo, si sot e 215 vjet më parë, duke preferuar më mirë të vdisnin se sa poshtëroheshin, ishin tërësisht shqiptarë.

Po të kthehemi pas në kohë, kujtojmë këtu se si sot, më 18 dhjetor të 1803-ës, një grup suliotësh preferuan më mirë të hidheshin nga shkëmbi i Zalogos, se sa të binin në duart e osmanëve. Ish-ministrit grek nuk i ka shpëtuar ky detaj, duke i dhënë peshë kësaj ngjarje historike. Ai ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë greke, duke e akuzuar se ka “ngjyrosur” historinë.

Në postin e tij në Twitter, Theodoros Pangalos e filloi referencën e tij me fjalën greke “lule”. (λουλούδ-louloúdi)
Ai shkruan:

“Ne e përdorim atë në greqisht, por nuk e dimë se ajo vjen nga fjala shqipe “lupi”. Suliotët, që hodhën foshnjat e tyre nga Zalogo, si sot e 215 vjet më parë, duke preferuar më mirë të vdisnin se sa poshtëroheshin, ishin tërësisht shqiptarë”.

Kaq ka mjaftuar që ish-ministri i njohur grek, ta gjente veten në luftë me sferën publike. Shumë media greke e kanë konsideruar postimin e tij si provokim.

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, shprehet se:

“Nuk ka grek që nuk e kupton fjalën lule. Ajo ka zëvendësuar plotësisht fjalën e vjetër greke, por shumë pak e dinë se origjina e saj vjen nga fjala shqiptare dafina.

Si sot, 215 vjet më parë, në malet e Prevezës, suliotët hodhën foshnjat e tyre në greminë dhe më pas u hodhën vetë.

Ato preferuan më mirë të vdisnin, se sa të poshtëroheshin. Le të marrim më në fund ngjyrosja e historisë dhe grekët ta dinë kush ka lindur në atë vend”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dëbora bllokon Llogaranë/ Rrugët të kalueshme vetëm me zinxhira
Previous article RIVALITETI NË SKENË/ Miss Shqipëria në luftë me Rashel Kolanecin: Unë isha e para (FOTO+VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT