• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ish kryeministri i Italisë Romano Prodi fshikullon Ramën: Mos i mbaj sytë nga Rusia!
Home
Shqipëri

Ish kryeministri i Italisë Romano Prodi fshikullon Ramën: Mos i mbaj sytë nga Rusia!

15 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi, i cili vizitoi pak ditë më parë Shqipërinë ka fshikulluar kryeministrin Rama për qëndrimin e këtij të fundit ndaj Bashkimit Evropian.

Duke iu referuar “kërcënimeve” të kreut të qeverisë Rama në vizitën e tij të fundit në Bruksel, se nëse Shqipërisë nuk i hapen negociatat me Bashkimin Evropian, atëherë do t’i duhet të orientohet drejt Moskës, Prodi ka thënë se ky është një pretendim tërësisht i papërshtatshëm.

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, pas takimeve me krerët e shtetit në Shqipëri, ish-kryeministri italian thekson se deklaratat e Ramës nuk janë aspak në të mirë të vendit. Ndërsa pozicionimin e mundshëm drejt Lindjes e cilëson si një humbje për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit, po të kihet parasysh roli i Perëndimit ndaj trazirave të vitit 1997 dhe luftës në Kosovë.

Kur Prodi u pyet se si e gjykonte qëndrimin e kryeministrit Edi Rama se “nëse politikanët evropianë ngadalësojnë zgjerimin, Turqia, Rusia dhe Kina do të jenë në gjendje të ofrojnë perspektiva më të mira për vendet e zonës”, ish-kryeministri italian e cilësoi qëndrimin e kreut të qeverisë shqiptare si krejt të papërshtatshëm dhe se nuk duhet t’i mbajë sytë nga Moska apo të ëndërrojë Turqinë.

“Ballkani me siguri mund të shikojë drejt lindjes, por mendoj se nuk është i përshtatshëm për ta. Marrëdhëniet e mira me Turqinë janë të mira për të gjithë, por në bashkimin politik turko-shqiptar është pak ëndërr. Marrëdhëniet me Kinën janë gjithashtu të rëndësishme dhe pozitive, por brenda kufijve të caktuar, ato nuk duhet të ndajnë Evropën. Deklaratat e Ramës do të ishin lajm nëse ata do të ndiqeshin në mënyrë aktive”-theksoi Prodi.

Pak ditë më parë në vizitën e tij të fundit të kryeqytetin e Bashkimit Evropian, kryeministri Rama “kërcënoi” hapur Brukselin se është i gatshëm t’ia shesë shpirtin Rusisë dhe Kinës nëse Shqipëria nuk do të bëhet anëtare e Unionit.  TIRANA TODAY

Tek linku mund të lexoni intervistën e plotë:

20 vjet pas 1997-ës/ Romano Prodi: Pakti italo-francez “çliroi” Shqipërinë (VIDEO)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HuffPost: Pse Shqipëria është bërë një vend shqetësues për BE
Previous article Habit Big Mama: Dikur motër... motër, ndërsa tani krejt ma lypin

Redaktor2

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT