• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HuffPost: Pse Shqipëria është bërë një vend shqetësues për BE
Home
Shqipëri

HuffPost: Pse Shqipëria është bërë një vend shqetësues për BE

15 December, 2017 k.autor Politikë, Shqipëri

Në një shkrim të gjatë prestigjiozja HuffPost në gjuhën franceze ka bërë një panoramë për vizitën e ministrit të brendshëm francez Gérard Collomb në Tiranë.

Aty vihet theksi te arsyet që e detyruan ministrin francez të ndërmarrë këtë udhëtim “në një vend që sipas saj flitet pak në Francë, por që përbën një shqetësim gjithmonë e më në rritje. Shkaku kryesor janë emigrantët e paligjshëm që udhëtojnë nga Shqipëria në këtë vend.

“Në vitin 2016, Shqipëria zuri vendin e parë për origjinën e azilkërkuesve në Francë me 7432 kërkesa të regjistruara nga Zyra Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve dhe Personave pa Shtetësi. Kjo është më shumë se ajo e vendeve në luftë apo në trazira, të tilla si Siria dhe Afganistani, Sudani apo Iraku. Një shifër që është dyfishuar në një vit, por që Ministri i Brendshëm Gerard Collomb, kërkon që ta shikojë në rënie” – shkruan HuffPost i cili shton se: “Franca dhe më gjerësisht Bashkimi Europian, shihen si “El Dorado” në Shqipëri, një vend prej 3 milion banorësh, ku dukuria e emigrimit është rritur ndjeshëm. Sipas shifrave zyrtare, 17.095 shqiptarë kanë bërë një kërkesë për azil brenda zonës Shengen në 9 muajt e parë të vitit 2017. Gjermania është gjithashtu njohur me 4750 kërkesa, por Berlini e ka frenuar këtë fenomen” – thuhet në shkrim.

Një tjetër çështje shqetësuese për Europën mbetet krimi i organizuar dhe kanabisi. HuffPost komenton edhe çështjen “Tahiri” si një rast që e ka dobësuar qeverinë e Edi Ramës.

“Zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017 konfirmuan qëndrimin e partisë së Edi Ramës, e cila fitoi një shumicë të madhe në Parlament. Por problemi i narkotikëve ka dobësuar kohët e fundit pozicionin e saj. Në nëntor, një njeri i afërm i Edi Ramës i cili deri në pranverën e vitit 2017 mbajti postin e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, u implikua në trafikimin ndërkombëtar të kanabisit. Opozita e kapi menjëherë çështjen dhe e denoncoi “një qeveri narkotrafikantësh që duhet të bjerë dhe t’i hapë rrugë një qeverie anti-mafia”. Partia Socialiste e ka kthyer Shqipërinë në “Kolumbinë e Evropës”, sipas së djathtës, e cila shumëfishon sulmet kundër pushtetit në vend” – thuhet në shkrim.

“Vendi prej vitesh ka qenë eksportuesi më i madh i kanabisit në BE, përfshirë Italinë, sipas raporteve të njëpasnjëshme nga Europol. Kjo tregti do të përfaqësonte një të tretën e vlerës së Produktit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë ose më shumë, sipas burimeve diplomatike perëndimore. Në raportin e fundit të avancimit, Brukseli beson se autoritetet “dështuan në identifikimin e grupeve kriminale” – thuhet në editorialin e HuffPost.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ 20 vjet pas 1997- Romano Prodi: Pakti italo-francez “çliroi” Shqipërinë (VIDEO)
Previous article Ish kryeministri i Italisë Romano Prodi fshikullon Ramën: Mos i mbaj sytë nga Rusia!

k.autor

Postime të ngjashme

PS FIER FESTON 35-VJETORIN/ Rama dhe socialistët mblidhen në Parkun e Apolonisë Politikë

PS FIER FESTON 35-VJETORIN/ Rama dhe socialistët mblidhen në Parkun e Apolonisë

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani Politikë

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja Politikë

ZVËRNECI/ Rama i përgjigjet senatorit demokrat Sanders: Shqipëria s'është sfond për betejat politike të huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT