• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ISH-BASHKËSHORTI MË MORI FËMIJËT”/ Padia e nënës shqiptare nga Anglia: U morën me mashtrim
Home
Sociale

“ISH-BASHKËSHORTI MË MORI FËMIJËT”/ Padia e nënës shqiptare nga Anglia: U morën me mashtrim

2 July, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë një letër porosi të përcjellë në Ministrinë e Drejtësisë, në të cilën një shtetas shqiptar akuzohet nga ish-bashkëshortja se rrëmbeu tre fëmijët e tij duke i larguar nga Britania e Madhe.

Babai dyshohet se i mori fëmijët përmes mashtrimit, duke u larguar fillimisht në Skoci dhe më tej prej datës 3 prill 2022 u kthye së bashku me ta në vendlindje, informon Top Channel.

Fëmijët, dy djem dhe një vajzë, më i vogli prej tyre tre vjeç, sipas nënës, që është gjithashtu shtetase shqiptare, iu rrëmbyen prej të atit në shkelje të seksionit të ligjit të rrëmbimit të fëmijëve viti 1984 që ndalon prindërit të nxjerrin fëmijët jashtë Mbretërisë së Bashkuar pa pëlqimin e palëve.

Çifti shqiptar u martua në vitin 2010, menjëherë pasi babai i tre fëmijëve që ka edhe shtetësi britanike, e ndihmoi partneren që të udhëtonte me një pasaportë false drejt Anglisë. Por ata u divorcuan për shkak të dhunës.

Gruaja kërkon që gjykata shqiptare t’i marrë në kujdestari tre fëmijët e saj derisa ata t’i dorëzohen asaj si dhe që fotografitë e tre të miturve t’u shpërndahen pikave kufitare.

Nga burimet e gjykatës, tregohet se ne fashikull është bashkangjitur edhe një shkresë e autoritetit qendror të Anglisë dhe Uellsit, ku thuhet se se mbajtja e fëmijëve në Shqipëri pa lejen e nënës është në shkelje të Konventës së Hagës./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITEN SHIFRAT E COVID-19/ 671 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
Previous article RRUGA KARDHIQ-DELVINË/ Tritan Shehu: Rama “preu shiritin” e dështimit të tij me 7 vite vonesë! Duhej të jepte llogari...

s.autor

Postime të ngjashme

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq Aktualitet

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq

SHERR ME THIKA NË LUSHNJË/ Plagoset 26-vjeçari! Në banesën e autorit të dyshuar gjenden mbi 55 mijë euro e dollarë false Aktualitet

SHERR ME THIKA NË LUSHNJË/ Plagoset 26-vjeçari! Në banesën e autorit të dyshuar gjenden mbi 55 mijë euro e dollarë false

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT