• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ish – autorja e Big Brother: Adela sot s’duhej të kthehej në Kavajë, prej andej donte të ikte me çdo kusht
Home
Breaking News

Ish – autorja e Big Brother: Adela sot s’duhej të kthehej në Kavajë, prej andej donte të ikte me çdo kusht

29 October, 2017 k.autor Breaking News

Ish – autorja e “Big Brother Albania”, Zefina Hasani ka reaguar për vdekjen që shokoi sot opinionin publik, atë të gazetares Adelajda Xhamani.

Përkrah ngushëllimit të ndjerë Hasani shkruan se Adelajda nuk duhej të kthehej në varrezat e Kavajë, në atë qytet që ajo donte me çdo kusht të largohej.

 

“Të më ndjejë dhe Adela nëse po flas më shumë se ç’ duhet në emër të saj, por me aq sa e kam parë ta dëshiroje Tiranën dhe jetën që po bënte këtu, me zor të madh e kam të besoj se ajo do të donte te kthehej sot në Kavajë,” shkruan Hasani.

zefina_hasani_autorja_e_re_e_b

 Postimi i plotë:

Adela nuk duhej të kthehej sot ne Kavajë!

Të më ndjejnë familjarët e fisi i saj nëse po guxoj shumë, e po lajthis me këtë që po them, duke shkelur aty ku s’duhet, sidomos në një ditë të tillë, kur vdekja duhet respektuar siç e do zakoni i diktuar nga familjarët e të parët tanë. Por kam gjithë ditën, që po aq sa vdekja e Adelës, po më  dhemb rikthimi i saj ne qytetin prej të cilit, në të gjallë të vet, ajo donte të largohej me çdo kusht.

Adela, vajza më e guximshme që ka njohur deri me sot Big Brother, që u përball me çdo paragjykim e gjykim, vetëm pse donte te ndryshonte jetën e saj, vajza që ia doli të vijë e të qëndrojë në Tiranë vetëm falë guximit, vendosmërisë e mencurisë së saj, gazetarja e re që i bëri vend vetes vetëm duke punuar, pa e shitur aspak bukurinë me të cilën mrekulloi një Shqipëri të tërë, mendoj se duhej të qëndronte përgjithmonë këtu në Tiranë.

Vdekja e mori kaq pabesisht sa s’pati kohë ta thoshte se ku do të donte të prehej.

Të më ndjejë dhe Adela nëse po flas më shumë se ç’ duhet në emër të saj, por me aq sa e kam parë ta dëshiroje Tiranën dhe jetën që po bënte këtu, me zor të madh e kam të besoj se ajo do të donte te kthehej sot në Kavajë.

Ajo duhej të respektohej të mbetej këtu në Tiranën që vetë e zgjodhi, pse jo dhe si simbolizimi i vajzës pa njohje e përkrahje, që sfidon gjithçka e vetme, pa u dorëzuar në asnjë rast.

Të më ndjejnë dhe miqtë e ngushtë që kanë qëndruar çdo ditë me të e që sigurisht e dijnë më saktë se ç është më e mirë për Adelen tani që ajo s është më. Qofsha gabim por nuk ndenjta dot pa e thënë këtë që po me dhemb fort, sot, në ditën e vdekjes që na lëndoi pa e ditur se e paskam dashur kaq fort atë vajzë.

Prindërit kanë të drejtën absolute ta kenë pranë vetes por Adela i përket Tiranës, që ditën kur mori rrugën drejt Big Brother, ku do të gjente portën e vetme për të hyrë në këtë qytet të madh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përgatituni! Erdhi i ftohti i acartë
Previous article Përgjimet/ ‘Vari k**et ka mbaruar çdo gjë nga kushua e me radhë’, sinjalizimi për Habilajt

k.autor

Postime të ngjashme

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

VRASJA E POLICIT NË MALIQ/ Kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi Aktualitet

VRASJA E POLICIT NË MALIQ/ Kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

TË SHTËNA GJATË OPERACIONIT POLICOR NË LOZHAN/ Vritet një efektiv dhe plagoset një tjetër Aktualitet

TË SHTËNA GJATË OPERACIONIT POLICOR NË LOZHAN/ Vritet një efektiv dhe plagoset një tjetër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT