• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IRONIA/ Rama rrëfen historinë me mbetjet në Dhërmi: Çova Jorgon nga gjumi, erdhi dumdumi e gjoja mblodhi plehrat
Home
Politikë

IRONIA/ Rama rrëfen historinë me mbetjet në Dhërmi: Çova Jorgon nga gjumi, erdhi dumdumi e gjoja mblodhi plehrat

22 October, 2021 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë, batutat në drejtim të kryebashkiakëve ‘dembelë’.

Gjatë një takimi me të zgjedhurit e bashkive të vendit dhe me prefektët, ku po flitet për menaxhimin e mbajtjeve, kreu i qeverisë ka treguar se si gjatë kohës së pushimeve të tij në Dhërmi ka njoftuar kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, duke e zgjuar nga gjumi, për ta sinjalizuar për situatën me plehrat në këtë zonë bregdetare.

Mes ironisë ai tha se nuk mund ta transferonte kryebashkiakun Pjerin Ndreu nga Lezha në Himarë, pasi nuk e lejon ligji, ndërsa theksoi se duhen dy të tillë si ajo dhe jo si Goro.

“Ça është shtrenjtë? Nuk është shtrenjta. Është më shtrenjtë ashtu duke mbajtur plehrat. Faturohen fatura me sy nga operatorët. Atje do të shkojnë të peshohen. Diferenca ulet pastaj nga kostot e transportit. Nëse duhet më shumë, do vihet më shumë buxhet. Asgjë tjetër nuk është më e rëndësishme. S’po ju themi të mund të thuhej; si do bëhej kjo puna e shpenzimeve të ujësjellësve?! Për ça arsye duhet të zhytet sektori në borxhe, kur administrimi i tyre është kriminal. Kjo do të ishte sikur ne të jemi FMN dhe ju një vend tjetër. Këtu jemi partnerë. Te pastrimi, po s’u bë ai, nuk kuptoj se çfarë tjetër të bëjë bashkia. Se kuptoj fare. Ça jemi ne?! Si ta pranojmë këtë gjë?! Do vazhdojmë të kënaqemi me progresin gradual kur këtu është bërë progres dhe investim dhe skam ë justifikime. Duhet një kryetar bashkie që merret 24 orë me këtë punë. Mbaron çdo gjë ne.

Tirana ka problem disa zona më të thella, hidhet treçereku në kosh nga pikëpamja e perceptimit nga licencat e dhëna ndër vite për gjoja grumbulluesit. Kur shkojnë njerëzit turren nëpër kazanë dhe marrin kanoçet dhe nxjerrin plehrat jashtë kjo është problematikë. Jam dëshmitar edhe viktimë si një nga qytetarët e shumtë në periudhën e pushimeve shkoj ën Himarë, Dhërmi më saktë. Se konceptoj dot. Një pedonale ka Dhërmiu që përshkohet në këmbë. Sikur Jorgo, Gjergji të çohej vetë në 4 të mëngjesit dhe ta merrte vetë rrugën me një trastë në dorë dhe i mblidhte. Çohem unë përpara tij dhe zgjoj Jorgon nga gjumi dhe vjen një dum-dum që se di ça viti prodhimi është dhe bëni sikur mbledh plehrat. Janë skena të jetuara në vetë të parë. Më kanë bërë që këtë vit mos të dalë fare. Vetëm që mos të përballem me këtë situatë që i thotë të gjitha. Duke qenë se ju jeni zgjedhur, s’mundet të bëj transferim të Pjerinit në Himarë dhe ë çoja Jorgon në Lezhë. E para s’lejohet dhe e dyta puna është që të kemi dy si Pjerini dhe jo dy si Jorgo. Ju lutem të mobilizohemi bashkarisht, pasi është turp i përbashkët. S’duam tua lëmë juve fajin.”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA E 4 TURISTËVE/ Ambasada ruse: Do kryejmë ekspertisë mjeko-ligjore në Rusi
Previous article BARCELONA ME NJË SKUADËR ME TË RINJ PËR TËARDHMEN/ A do funksionojë plani i katalanasve?

s.autor

Postime të ngjashme

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë Politikë

35-VJETORI I PS/ Rama: Investimi në Zvërnec i domosdoshëm për ekonominë e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT