Presidenti Ilir Meta ka vijuar ditën e sotme thirrjet për kryeministrin Edi Rama por këtë herë në një formë të pazakontë, duke ironizuar dy nga figurat më kryesore të mazhorancës, zëdhënësene e qeverisë Elisa Spiropali dhe kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.
Me një ironi që duket si një në “hall”, Meta poston foton krah Ramës në fushatë dhe shkruan: O Zot ç’më ka gjetur me këtë njeri! Unë dua t’i jap “Urdhrin e Skënderbeut”, ky kërkon vetëm “Urdhrin e Tao-Spiropalit”!”
Ky postim, përveç mbështetësve të tij dhe atyre të LSI, duket se nuk i ka pëlqyer mjaftueshëm edhe pjesës tjetër të qytetarëve të cilët i kanë bërë thirrje të ndalojë me talljet duke i përmendur edhe floririn.
/AlpeNews.al