• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ironia e Manjanit, propozon që Veliajt t’i jepet PS-ja: Talent apo jo?! Ki inatin, por jepi hakun!
Home
Shqipëri

Ironia e Manjanit, propozon që Veliajt t’i jepet PS-ja: Talent apo jo?! Ki inatin, por jepi hakun!

19 June, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e quan një talent kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duke iu referuar debateve për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Madje Manjani propozon që Veliajt t’i jepet Partia Socialiste dhe për të ilustruar përfundimin e tij rendit 8 pika se përse Veliaj është talent politik.

Ish-ministri duke përdorur një nga argumentet pro prishjes thotë me ironi se ‘Teatrit i janë dobësuar telat e korrentit e pikërisht për këtë duhet shembur e gjithë godina!”.

Manjani shprehet se “po vijoi kështu do prishë shtëpinë e kujtdo që i bllokohet haleja ose i bie siguresa e dritave…Dhe këto vendime do jenë ‘popullore’”.

STATUSI I MANJANIT
Talent, jo shaka!
Më shani mua kur them se Erion Veliaj është “talent politik”!
Shiheni me vëmendje:

1. E gjuajnë me vezë, por ai e shet si “mëngjes pune” me omëletë me kundërshtarët politikë. Madje kjo quhet Konsensus!

2. Aktorët përmendin kolegët e tyre që vdiqën nga kanceri, ai bën fajtorë godinën e Teatrit si “shkak i kancerit”.

3. Ulet në bisedime por në media jepen vetëm folësit “objektivë”, d.m.th në favor të prishjes së Teatrit.

4. Tezën që Teatri Kombëtar është pjesë e trashëgimisë kulturore, e dhjet dhe e pshurr që të duket gjithnjë e më e shpifur.

5. Argumentit se nuk falet toka publike tek privati, i përgjigjet si punonjës firme private ndërtimi.

6. Kur i thuhet, po mirë bëje kontratën me ndërtuesin, këtu futet të sqetulla e Edvinit. Ky i fundit ka mësuar nga Erdogani që emrat e përveçëm futen në ligj dhe s’ka më paligjshmëri sepse ata janë vetë ligji!

7. Teatri bën fiks 30 milionë euro!! Kur i thuhet se nuk bën aq, por 10 milionë, thotë nuk jam ekspert!

8. Së fundi Teatrit i janë dobësuar telat e korrentit. Pikërisht për këtë duhet shembur e gjithë godina!

Talent apo jo?! Ki inatin, por jepi hakun!
Ndaj haku është t’i jepet PS-ja dhe jo më bashkia!
Po vijoi kështu do prishë shtëpinë e kujtdo që i bllokohet haleja ose i bie siguresa e dritave…Dhe këto vendime do jenë “ popullore”!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjykata e Kukësit liron një nga 3 kuksianët që protestuan në Rrugën e Kombit
Previous article LIVE/ Kolumbi-Japoni, amerikano-latinës kërkojnë tre pikët ndaj aziatikve

Ina.Autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT