• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IRONI ME AVOKATIN E ILIR METËS/ Kryemadhi: Tani do shihni kam paguar apo jo për dashnorët, s*ksi bëhet me dy!
Home
Politikë

IRONI ME AVOKATIN E ILIR METËS/ Kryemadhi: Tani do shihni kam paguar apo jo për dashnorët, s*ksi bëhet me dy!

18 March, 2026 s.autor Politikë

Pas vendimit të GJKKO për të kaluar për gjykim dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurve të tjerë, avokati i kreut të Partisë së Lirisë ka folur për gazetarët.

Jashtë ambienteve të GJKKO-së, avokati Kujtim Cakrani, i shoqëruar edhe nga Kryemadhi paralajmëroi se në ditët në vijim do të bëhen publike provat dhe dokumente nga dosja hetimore në ngarkim të klientit të tij dhe të pandehurve të tjerë.

Ndërkohë që Cakrani po shprehte rezervat e tij ndaj vendimit të kësaj të mërkure, ku gjyqtarja Irena Gjoka pranoi se kishte mangësi në prova, mirëpo vendosi sërish të kalonte për gjykim dosjen në themel, Kryemadhi nuk kurseu batuat dhe ironikë, duke përmendur edhe një nga banorët e Big Brother Vip Albania.

Kujtim Cakrani: Do të vendos në dispozicion prova që e kishim të ndaluar deri tani.

Kryemadhi: Do kënaqeni tani, do shikoni kam paguar apo jo për dashnorët.

Cakrani: Keni dëgjuar ndonjëherë që të ketë korrupsion pasiv, por nuk ka korrupsion aktiv. Nuk ka një sqarim nga organi i procedurës sa është dëmi dhe kujt i është bërë dëmi. Dëgjo unë ia thashë edhe prokurorit që çdo gjë bëhet në dy, edhe seksi bëhet në dy, edhe korrupsioni bëhet në dy. Monika thotë në tre.

Kryemadhi: Vetëm Rogerti ta sqaron ty këtë. Rogerti thotë që bëhet në pesë

Cakrani: Nuk i di këto lloj stile Kamasutra unë Monika. Problemi qëndron në vetëm kjo prokurori mund të thotë që ka korrupsion pasiv por nuk ka aktiv. Sqarojeni ju. Kjo do jetë pyetja që ne kërkojmë përgjigje. Jo shiko, korrupsioni aktiv parashkruhet por kur vjen realiteti thotë që ka pasur korrupsion aktiv dhe ka emër e mbiemër. Më thoni ju si mund të kalojë çështja për gjykim për persona që dyshohet se janë aktiv në korrupsion. Meta ishte shumë i qetë. Ma tha që unë duhet t’ia u them: Mezi po e priste që çështja të kalonte në gjykim sepse ai do të përballet në sallë dhe gazetarët dhe do jetë një gjyq i hapur. Meta ka qenë transparent. Ne do bëjmë dhe konferencë shtypi dhe do të nxjerrim të gjitha provat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANËTAR I NJË GRUPI KRIMINAL/ I dënuar me burg për drogë, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër
Previous article ATENTATI NË RINAS/ Kontrolle në banesën e të shumëkërkuarit Ylli Zalla! Gjenden municione luftarake

s.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT