• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË RINAS/ Kontrolle në banesën e të shumëkërkuarit Ylli Zalla! Gjenden municione luftarake
Home
Breaking News

ATENTATI NË RINAS/ Kontrolle në banesën e të shumëkërkuarit Ylli Zalla! Gjenden municione luftarake

18 March, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Krujës ka zhvilluar një operacion ku u gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak dhe 14 fitila zjarrpërcjellës në oborrine e banesës së 48-vjeçarit Ylli Zalla i cili dyshohet se ka furnziuar me armë autorët e vrasjes së dyfishtë në Rinas ku humbën jetën Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

Në njoftim policia bën me dije se sendet e gjetura janë sekuestruar ndërsa po punohet për kapjen e 48-vjeçarit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrollit të kryer në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim, Y. Z., gjetën në oborr, një sasi municioni luftarak dhe 14 fitila zjarrpërcjellës. Sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, ndërkaq, vijon puna për kapjen e shtetasit Y. Z.”, njofton policia.

Zalla rezulton i shpallur në kërkim pasi policia zbuloi një sasi arsenali armësh në fshatin Zall të Fushë-Krujës në kuadër të kontrolleve të zhvilluara pas atentatit të Rinasit. Policia gjatë një operacioni tjetër të zhvilluar në muajin shkurt zbuloi 24 kallëpë tritoli, 11 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës dhe 5 ndezës granatash.

Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan edhe 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpë dinamiti, 27 djegore, 3 armë zjarri, krehra, 2 silenciatorë, 9000 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Nga ky operacion u sekuestruan edhe 6 kg Cannabis Sativa dhe uniforma policie.

Ylli Zalla ka precedent penal në të njëjtën fushë pasi është arrestuar në vitin 2014 për prodhim të bombave artizanale. Në atë kohë, Zalla dyshohej për lidhje me grupet terroriste të ISIS, që dërgonin shqiptarë për të luftuar në Siri.

Ai u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Krujë kishte caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg për “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IRONI ME AVOKATIN E ILIR METËS/ Kryemadhi: Tani do shihni kam paguar apo jo për dashnorët, s*ksi bëhet me dy!
Previous article VDEKJA E 17-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Merren nën akuzë 3 drejtuesit e Qendrës për të Mitur! Si ndodhi ngjarja katër vite më parë

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët Aktualitet

PAMJET PREKËSE/ Homazhe për kolegun e tyre që u vra në krye të detyrës, policët s’mbajnë dot lotët

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati Aktualitet

DETAJET E PARA/ Drejtori i Hekurudhës Ergys Verdho paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

SEANCA NË GJKKO/ Meta: Banoj tek 313-ta dhe jam beqar! Kryemadhi: USB e SPAK nuk hapet Aktualitet

SEANCA NË GJKKO/ Meta: Banoj tek 313-ta dhe jam beqar! Kryemadhi: USB e SPAK nuk hapet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT