• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IRANI NË PRAG TË HUMNERËS? Disa fakte lidhur me protestat
Home
Nderkombetare

IRANI NË PRAG TË HUMNERËS? Disa fakte lidhur me protestat

3 January, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Pakënaqësia sociale po kthehet në protestë të hapur kundër udhëheqjes në Iran. Gjatë konfrontimeve ndërmjet demonstruesve dhe forcave të rendit në perëndim të Iranit, sipas të dhënave të mediave iraniane, deri të enjten (01.01.2026) kanë humbur jetën gjashtë vetë.

Protestat filluan të dielën, por fillimisht ato patën një rrjedhë paqësore. Prej ditësh në Iran mijëra vetë protestojnë kundër rënies dramatike të kursit të monedhës kombëtare dhe krizës ekonomike në përmasa historike. Ajo që nisi si grevë e tregtarëve, gjithnjë e më shumë po kthehet në një indinjatë politike, që kulmon deri në thirrjen “vdekje diktatorit”. Prej kohësh protestat nga Teherani janë përhapur edhe në qytete të tjera si Isfahan, Mashhad e më tej.

A është rënia aktuale e kursit të monedhës kombëtare një krizë inflacioni?

Rreth 1,45 millionë rial duhet të paguajnë aktualisht iranianët për një dollar amerikan. Përpara një viti kursi i këmbimit ishte rreth 820.000. Një iranian me të ardhura mesatare për një pagë mujore pune me orar të plotë merr në rial rreth 100 dollarë amerikan. Pasoja: Rroga mujore konsumohet që me blerjen e ushqimeve bazë.

Në një vend të varur prej importit si Irani një shok i tillë inflacioni shakton menjëherë destabilizim social. Avokatja e të drejtave të njeriut Gissou Nia nga Think Tank Atlantic Council ndonëse konsideron si shkas të protestave zhvleftësimin e monedhës, mendon se nuk është ky thelbi i protestave: “Ngjashëm si në protestat që nga dhjetori 2017 merret shpesh shkas nga gjendja ekonomike. Por nëse dëgjon parrullat dhe sheh përmasat e protestatve, kupton se ato kanë të bëjnë me pakënaqësinë e thellë me regjimin në Iran dhe dëshirën që ky regjim të largohet.” Kolapsin ekonomik me sa duket shumë iranianë nuk e shohin më si një të krizë të korrigjueshme, por më tepër si një dështim sistemik të regjimit përreth udhëheqësit të moshuar revolucionar Ali Khamenei.

Çfarë i dallon këto protesta nga ato të mëparshmet?

Protestat në fund të 2025-ës pasohen nga një cikël protestash të mëparshme. Ashtu si edhe në vitet 2017/2019 bëhet fjalë për indinjatë sociale, përvoja me dhunën ekstreme (si më 2019) dhe kritikë kulturore ndaj sistemit (si më 2022). Ky intensitet e rrit rrezen dhe aftësinë e rezistencës së lëvizjes.

Ekspertja e Iranit Nia në bisedë për DW i referohet radikalizimit dhe vazhdimësisë së parrullave: “Dëgjon shprehje të tilla si ‘Zan, Zendegi, Azadi’ pra grua, jetë, liri – duke iu referuar protestave të vitit 2022. Por dëgjon edhe thirrje ‚vdekje diktatorit‘. Regjimi duhet të largohet.”

Kërkesat ndaj udhëheqjes për reforma pothuajse janë shuar, tani vet sistemi është objektivi. Lëvizja i rikthehet një repertori të përbashkët, që lidh breza të ndryshëm politik.

Çfarë roli luan pazari?

Fakti që protestat filluan në pazar shënon kthesë historike. Për dekada pazari ka qenë arteria ekonomike dhe spiranca politike e stabilitetit të sistemit. Ai konsiderohet si sistem paralajmërues politik dhe si një multiplikator i mundshëm i protestave. Edhe Revolucioni Islamik më 1979 ishte i lidhur ngushtë me një grevë të tregtarëve.

Grevat në pazar prekin jo vetëm furnizimin, por edhe palcën konservatore të republikës. Nia e quan atë “gjakun jetësor të tregjeve qendrore të Iranit. Pronarët e dyqaneve dhe të tjerë u mblodhën për të protestuar, sepse situata aktuale ekonomike nuk mund të durohet më.”

Çfarë hapësire veprimi ka presidenti i shtetit Peseschkian?

Faktikisht ka pak hapësirë politike veprimi për presidentin Massud Peseschkian për t’u bërë lëshime demonstrueve. Në një çast të rrallë sinqeriteti presidenti pranoi së fundi: “Nëse problemet nuk zgjidhen, ne nuk mund të qeverisim”. Kjo tingëllon si një deklaratë e falimentimit politik. Njoftimi i qeverisë, se do të ndryshojë kreun e deritanishëm të Bankës Qendrore, vështirë se mund t’i qetësojë demonstruesit.

Projektbuxheti i qeverisë për vitin 2026 parashikon rritje taksash me 62 përqind në kushtet e një inflacioni prej 50 përqind. Nga protestuesit në rrugë një gjë e tillë perceptohet si plaçkitje. Reagimet e opinionit publik lenë të kuptohet, se iranianët nuk bëjnë më dallimin ndërmjet “reformatorëve” dhe “përfaqësuesve të vijës së ashpër”, por kanë humbur besimin tek e gjithë klasa politike.

Sa fort e prek kriza popullsinë?

Kriza ekonomike prej kohësh është kthyer edhe në një krizë sociale dhe infrastrukturore. Kursimet janë devalvuar, ushqimet dhe medikamentet nuk mund të blihen – ose nuk gjenden dhe po shtohen mungesat e ujit dhe të energjisë. Të prekur nuk janë më vetëm grupet e margjinalizuara, por një pjesë e madhe e shtresës së mesme qytetare.

“Realiteti është, që njerëzit nuk janë më në gjendje të përballojnë blerjen e ushqimeve. Shumë gjëra ato nuk mund t’i paguajnë”, analizon Gissou Nia në intervistë për DW. Në qytete prej kohësh uji ndërpritet rregullisht. Ky zhvillim mund të nxisë më lehtë mobilizimin politik. Kush nuk ka më se çfarë të humbasë materialisht, është i gatshëm të përballet me rrezikun e dhunës shtetërore.

Përse kritika drejtohet kundër politikës së jashtme?

Prej dekadash republika islamike investon miliarda në “aksin e saj të rezistencës”, që synon të sigurojë luajalitetin ndaj saj të milicëve në Liban, Jemen dhe Gazë. Protestat tani po drejtohen eksplicit kundër kësaj politike të ndërhyrjes rajonale. Me këtë po thyhet një tabu ideologjike. Gissou Nia: “Dëgjohet refuzimi i politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit. Pra thirrja: As Gaza dhe as Libani – jeta ime për Iranin.”

Nga ky nacionalizim i protestës duket, se luajaliteti nuk argumentohet më me religjonin apo raportin ndërkombëtar, por me shtetin social. Çdo dollar, që shkon në duart e Hesbollahut ose të Hamasit, percpetohet si vjedhje ndaj popullit në vend.

Udhëheqja politike në Teheran dërgon sinjale qetësimi, ndërkohë që forcat e rendit kanë filluar t’i shtypin me dhunë protestat. Krahasuar me valët e mëparshme të protestave regjimi po përpiqet ta frikësojë lëvizjen qysh në fillim në mënyrë të dhunshme. Kjo mund të jetë një shenjë e nervozitetit të madh. Gissou Nia: “Ne shohim videot online, që tregojnë, se si forcat e rendit përdorin gazin lotësjellës. Ne shohim edhe, që po qëllohet ndaj demonstruesve paqësorë.”

Për regjimin iranian situata është deikate: Sa më herët shteti të përdorë dhunën, aq më qartë ai sinjalizon dobësinë e vet. Ndërkohë që rutina e njohur e represionit nuk ka më efekt frikësues, por u konfirmon shumë demonstruesve, që regjimi nuk mund të ofrojë më zgjidhje politike.

Çfarë roli luajnë shërbimet e huaja sekrete?

Regjimi iranian protestat e së kaluarës automatikisht i ka shpjeguar me ndërhyrjet e shërbimeve sekrete nga jashtë. Në shënjestër kanë qenë kryesisht shërbimet nga SHBA dhe Izraeli si armiku kryesor, të cilit regjimi i Iranit ia mohon ekzistencën.

Pasi shërbimi sekret izraelit Mossad publikisht bëri thirrje për mbështetjen e protestave, mediet iraniane dhe organet e sigurisë po përhapin sërish narrativën e një “destabilizimi të komanduar”. Por as shpejtësia dhe as shtrirja sociale e mobilizimit nuk mund të komandohen nga jashtë. Narrativa duke iu referuar “komploteve të huaja” për shumë iranianë konfirmon jo forcën, por largimin e udhëheqjes nga realiteti./DW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SULM I VITIT TË RI 2026"/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ Si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

s.autor

Postime të ngjashme

ARRIHET MARRËVESHJA SHBA-IRAN PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS/ Firmoset të premten në Zvicër Botë

ARRIHET MARRËVESHJA SHBA-IRAN PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS/ Firmoset të premten në Zvicër

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT