• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Iran/ Më në fund nuk ka më arrestime për gratë që shkelin rregullat e veshjes
Home
Nderkombetare

Iran/ Më në fund nuk ka më arrestime për gratë që shkelin rregullat e veshjes

2 January, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Një ndryshim reformist nga Presidenti Rouhani që heq një nga ligjet që hyri në fuqi me revolucionin islamik të vitit 1979
Gratë në Teheran që nuk do të respektojnë rregullat e veshjes të imponuara pas revolucionit islamik të vitit 1979, nuk do të arrestohen më, as nuk do të ndiqen penalisht. Kjo u njoftua nga shefi i policisë së kryeqytetit iranian, gjenerali Hossein Rahimi, cituar nga gazeta reformiste Sharq.

Kjo është një lëvizje në përputhje me kërkesat e asaj pjese të elektoratit, sidomos të rinjve, të cilët kanë rizgjedhur të moderuarin Hassan Rohani, si president. Megjithatë, vendimi është i detyruar të përballet me rezistencën e konservatorëve (kryesisht shumicë në forcat e policisë dhe të sigurisë, dhe në gjyqësor), gjë që do ta vështirësojë zbatimin e saj.

Agjencia gjysmë zyrtare Tasnim shkruan se gratë që do të shkelin kodin, do të duhen të marrin ca leksione nga policia. Detyrimi për të respektuar kodin e veshjes islame mbetet në fuqi në pjesën tjetër të Iranit. Gratë “të cilat nuk respektojnë kodin e veshjes islame nuk do të merren më në burg, as nuk do të ketë ndonjë veprim penal ndaj tyre”, deklaroi Rahimi, megjithatë, duke specifikuar se recidivizmi rrezikon pasojat kriminale.

Për pothuajse dyzet vjet, gratë iraniane janë detyruar nga regjimi islam të mbulojnë flokët e tyre dhe të veshin rroba të gjata e të lirshme. Më të rinjtë disa kohë janë përpjekur të ndryshojnë kufijtë e këtyre rregullave, duke veshur mbulesa që nuk mbulojnë tërësisht flokët dhe vendosjen e lustrës në thonjtë.

“Policia morale” iraniane, e ngjashme me atë fetare saudite, zakonisht i arreston ata që e shkelin këtë kod, dhe zakonisht telefonohet familja, e cila duhet të sjellë rroba të përshtatshme. Kështu që gratë “fajtore” duhet të nënshkruajnë një deklaratë, në të cilën ata zotohen që nuk do ta përsërisin më shkeljen, përcjell Atsh.

Edhe burrat mund të ndalohen nga policia, nëse ata dalin xhiro gjysmë të zhveshur ose nëse veshin pantallona të shkurtra. Vitin e kaluar, policia e Teheranit njoftoi projektin që parashikon vendosjen e 7,000 agjentëve me rroba të thjeshta – burra dhe gra – me detyrën e monitorimit të moralit publik dhe veshjeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Crystal Palace barazon shifrat me golin e McArthur
Previous article Zbulohet plani ekstrem i Kim Jong-Un, ultimatum shkencëtarëve: Ndërtoni raketën më të madhe në botë për…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore Botë

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT