I pyetur nga Alfred Peza se ku janë investimet më të mëdha nëShqipëri, sipërmarrësi Artan Dulaku shprehet se Zona e Zvërnecit do ndryshojë Shqipërinë dhe në Vlorë duhet investuartani sepse më vonë nuk do kenë mundësi.
Artan Dulaku: Zona e Zvërnecit, por unë do të sugjerojaVlorën, nga Vjosa në Orikum. Duhet të investojnë tani, sepse mëvonë nuk do të kenë mundësi. Investimi 4 miliardë dollarë nëZvërnec do të ndryshojë jetën e zonës dhe të gjithë Shqipërisë. Në Ballkan nuk ka investime të këtij niveli. Vlora do të jetë një“manastir” jashtë krizës për dy faktorë: investimi i madh i huajdhe aeroporti.
Gjithashtu ai u pyet nga Alfred Peza nëse çmimet do bien dhe ai shprehet se shumë vështirë të ketë ulje, gushti do sjellëndryshime të mëdha.
Artan Dulaku: Unë kam frikë se çmimet nuk do të ulen, mundtë ulet dollari, euroja, por çmimet jo. Brenda gushtit do të kemingjarje madhore që lidhen me zhvillimet e mëdha dhe çmimetnuk do të bien. Tani ka hyrë edhe një risi e mbrojtjes sëmonedhës në lekë me ar, ku shumë monedha do të futen në stres. Tirana e ka më të limituar blerësin. Në Sarandë po blejnënordikët dhe ukrainasit, ndërsa në Vlorë holandezët; 35% e projekteve tona në bregdet janë blerë nga të huajt.


