Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, e ka nisur ditën me anë të një postimi në rrjetin e tij social të “Instagram”. Me anë të tij, ai pasqyron investimet për rehabilitimin e linjës hekurudhore Fier-Vlorë dhe ndërtimin e stacionit të ngarkimit të naftës bruto destinuar per eksport.
Postimi i plotë:
Drejt përfundimit investimi i shoqërisë Albrail për rehabilitimin e linjës hekurudhore Fier-Vlorë dhe ndërtimin e stacionit të ngarkimit të naftës bruto destinuar per eksport. Deri më tani janë investuar mbi 6 milion euro dhe brenda vitit kjo linjë do të fillojë punë duke shmangur transportin e naftës nga segmenti rrugor drejt atij hekurudhor. Ky hap sjell lehtësim të trafikut rrugor dhe ulje të ndotjes mjedisore #infrastrukture #transportihekurudhor







