• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABISTE NË SUPERMARKETE/ Shqiptari 35 vjeçar me 3 fëmijë dëbohet nga Zvicra
Home
Breaking News

GRABISTE NË SUPERMARKETE/ Shqiptari 35 vjeçar me 3 fëmijë dëbohet nga Zvicra

28 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një shqiptar nga Kosova e ka pësuar keq nga autoritetet zvicerane, pasi është dëbuar prej aty. Bëhet fjalë për një 35-vjeçar, i cili pavarësisht se ka edhe fëmijë, u dëbua nga Zvicra pasi ishte autor i disa vjedhjeve nëpër supermarkete. Siç raporton “Oltner Tagblatt”, në pranverën e vitit 2017, Kushtrim E. akuzohet se ka hyrë në supermarkete dhe ka vjedhur prej aty sende të ndryshme.

Ndaj Gjykata rajonale në Solothurn-Lebern të martën e shpalli atë fajtor për vjedhje të shumëfishtë, dëmtim të pronës dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike, përcjell albinfo.ch. Për shkak se tani duhet të vuajë edhe dënimin e mëparshëm me kusht nga viti 2012, shqiptari duhet të vuajë një dënim të përgjithshëm prej 28 muajsh.

Situata për kosovarin, është edhe më e vështirë, pasi në kohën e krimit ka pasur ndalesë pesëvjeçare për hyrje në Zvicër. Përkundër dëbimit nga Zvicra, Kushtrimit i ishte lejuar të vizitonte tre fëmijët e tij biologjikë. Në mars të vitit të ardhshëm skadon ndalimi ekzistues i hyrjes në Zvicër. “Dëbimi nga Zvicra mund t`ia shkatërrojë jetën e tij. Fëmijët e tij do të duhej të rriteshin pa babanë e tyre”, kështu deklaroi avokati i tij.

Ndërkohë gjykata vendosi që Kushtrim E. pas vuajtjes së dënimit me burg prej 28 muajsh, të riatdhesohet për shtatë vjet. “Edhe pse ju në Zvicër keni jetuar për 22 vjet, nuk e keni respektuar sistemin tonë ligjor dhe keni grumbulluar borxhe të mëdha”, theksoi gjykatësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INVESTIMET NË INFRASTRUKTURË/ Gjiknuri: Mbi 6 milion euro për rehabilitimin e linjës hekurudhore Fier-Vlorë (FOTOT)
Previous article RRITJA EKONOMIKE/ Rama: Ecuria reale në 6 mujorin e parë, më e larta në 8 vitet e fundit (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

JO VETËM ARDI VELIUT DHE ALEKS MARKUT/ SPAK i ka sekuestruar telefonin edhe Ardit Hysës, ish drejtori juridik i KAYO Aktualitet

JO VETËM ARDI VELIUT DHE ALEKS MARKUT/ SPAK i ka sekuestruar telefonin edhe Ardit Hysës, ish drejtori juridik i KAYO

E PËSON KEQ/ U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt Aktualitet

E PËSON KEQ/ U merrte punonjëseve 25 mijë lekë në muaj, lihet në burg bashkëshorti i Elisabeta Matajt

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT