Pavarësisht situatës së shkaktuar nga pandemia COVID-19, që sot është çështja kryesore në të gjithë botën, nuk janë ndërprerë investimet dhe shërbimet ndaj qytetarëve në të gjithë vendin.
Kryetari i Grupit Parlemantar të Partisë Socialuste, Taulant Balla, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja inspektuan punimet që po kryhen për rikualifikimin e fasadave të objekteve të banimit përgjatë unazës së qytetit të Elbasanit.
Projekti parashikon ndëryrjen në suvatimin e këtyre godinave dhe rritjen e eficensës së banesave, gjithashtu edhe lyerjen e tyre e konceptuar si një peisazh i vazhduar ku po përdoren ngjyra të natyrës.
Në fjalën e tij, Balla tha se puna do të vazhdojë dhe sapo situata COVID-19 të përfundojë, Elbasani do të presë miqtë e tij, të cilët për herë të parë nuk e festuan Ditën e Verës.
“Në fund të këtij procesi të rivitalizimit urban do të kemi një pamje krejt tjetër. Kjo pjesë e fasadave krijonte një përshtypje dhe pamje të gabuar, për qytetin, për mua, më të bukur në Shqipëri.
Në këtë këndvështrim, po punohet për të ndryshuar fasadat me një koncept modern, duke ndërthyrur natyrën, por edhe historinë e këtij qyteti.
Teksa Shqipëria po i rikthehet normalitetit, në këtë luftë me COVID-19, detyra jonë është të rikthejmë kantieret e ndërtimeve sepse, edhe pse nuk mundëm ta mbajmë ditën e Verës në 14 Mars, Gledi na ka dhënë fjalën që do të kemi një event për të mikpritur miqtë e Elbasanit.”, deklaroi Balla.
Ndërsa, kryebashkiaku Llatja gjatë fjalës së tij tha se kjo pjesë e qytetit binte në kontrast me pjesën tjetër, duke marrë parasysh se kjo është edhe pasqyra e Elbasanit, për kalimtarët që nuk hyjnë në qytet:
Projekti i Bashkisë së Elbasanit për Rikualifikimin e Blloqeve Urbane u financua nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa ka ardhur si kërkesë e vazhdueshme edhe e banorëve të zonës.


