• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
INVESTIMET/ Kina rizbulon Shqipërinë kapitaliste. Tre sektorët kyç që kapitali i cakton si prioritet
Home
Ekonomi
Biznes

INVESTIMET/ Kina rizbulon Shqipërinë kapitaliste. Tre sektorët kyç që kapitali i cakton si prioritet

26 November, 2017 Redaktor1 Biznes, Ekonomi

Energjetika, bujqësia dhe turizmi janë tre nga sektorët kryesorë në të cilat kompanitë kineze janë të interesuara të investojnë në vendin tonë.

Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës Kineze Ndërkombëtare të Tregtisë, Yu Jianlong, tha se kompanitë kineze kanë interes të lartë për të investuar në Shqipëri.

Sipas tij, Ballkani Perëndimorë dhe Shqipëria në veçanti, janë një urë e rëndësishme e komunikimit për Kinën në drejtim të Bashkimit Europian.

“Ne nuk jemi të pranishëm vetëm në tregun shqiptar. Ju e dini se Shqipëria mund të na shërbejë si një rrugë e mirë për të arritur në tregun e Bashkimit Evropian. Për këtë arsye jemi këtu. Duam të investojmë dhe të krijojmë të ardhura ekonomike për të dyja vendet. Në këtë mënyrë rriten të ardhurat e vjelura si nga taksat, punësimi për vendin tuaj, po ashtu rritet dhe fluksi tregtarë i dy vendeve”, tha Jianlong.

“Kompanitë kineze janë të interesuar të investojnë në fusha të tilla si infrastruktura, energjia, turizmi si dhe në bujqësi”, shtoi Jianlong.

Lidhur me bashkëpunimin mes kompanive shqiptare dhe kineze, Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës Kineze Ndërkombëtare  të Tregtisë, Yu Jianlong, propozoi rritjen e bashkëpunimit direkt mes kompanive.

“Duhet të organizohen më shumë konferenca dhe aktivitet të përbashkëta për të rritur mundësitë e bashkëpunimit direkt të aktorëve të tregut”, tha ai.

“Me zhvillimin e Kinës, sipërmarrjet kineze gjithnjë e më shumë janë futur në rangun e 500 kompanive më të fuqishme të botës. Këto kompani nuk janë më vetëm zbatuese të rregullave e ligjeve të tregtisë ndërkombëtare, por dhe përcaktuese të rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare”, deklaroi Jianlong.

Deri në fund të vitit 2016, shuma totale e investimeve kineze në Shqipëri arrin vlerën e mbi 700 milionë dollarëve, duke punësuar afërsisht 1 500 punonjës vendas. Kina është partneri tretë më i madh tregtar i Shqipërisë dhe më i madhi në vendet jashtë BE-së. Investimet janë shtrirë në telekomunikacion, prodhimet minerare, burimeve energjetike, infrastrukturës rrugore, etj.

ATA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA "HABILAJ"/ Arratisja e 3 oficerëve të policisë, zv/ministri: Urdhrat na erdhën një ditë me vonesë
Previous article Kardashian-et paskan qenë duke luajtur një lojë të pacipë me ne gjithë këtë kohë, ja çfarë është...

Redaktor1

Postime të ngjashme

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet Ekonomi

NË SHQIPËRI QARKULLOJNË 1 MIJË MJETE/ INSTAT: 55% e flotës së mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme Ekonomi

PESË MILIARDË KREDI PRONA/ Bankat rrisin ekspozimin ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi Ekonomi

PLOTËSOHET KUADRI LIGJOR/ Bastet sportive online drejt hapjes! Nga regjistrimi me kartë identiteti te llogaritja e fitimeve, ja si do të funksionojë sistemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT