• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA “HABILAJ”/ Arratisja e 3 oficerëve të policisë, zv/ministri: Urdhrat na erdhën një ditë me vonesë
Home
Aktualitet
Drejtësi

DOSJA “HABILAJ”/ Arratisja e 3 oficerëve të policisë, zv/ministri: Urdhrat na erdhën një ditë me vonesë

26 November, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Urdhri për ndalimin dhe arrestimin e 3 zyrtarëve të policisë së Vlorës i ka ardhur SHÇBA -së një ditë me vonesë. Ky është pretendimi i zv/ministrit të Punëve të Brendshme, Julian Hodaj, i cili nga studio e emisionit “Byroja Politike” në ABC News deklaroi se urdhëri iu ka ardhur nga prokuroria pa adresa të sakta të banimit të dy prej oficerëve të policisë.

“Aktet e prokurorisë janë të datës 21. Kanë mbërritur për njoftim te SHÇBA-ja në datë 22 në orën 10:30 dhe në 22:00 në mbrëmje ka dalë lajmi në media që këta të dy priteshin të arrestoheshin”.

Krahas urdhër – ndalimeve, sipas Hodajt ishin dhe tre urdhëra për kontroll banese, por sipas tij, informacioni u dekonspirua.

“Të gjithë këto urdhrat dhe masa e arrestit ishin pa adresa. SHÇBA-ja i gjeti adresat. I mbajti nën vëzhgim adresat dhe në bashkëpunim me prokurorinë u konkurdua që në fillim do të bëhej kapja dhe pastaj kontrolli. Identifikimi, kapja dhe më pas kontrolli. Në momentin që lajmi u dekonspirua më pas në media, u procedua me kontrollin dhe nuk u gjetën personat që kërkoheshin”.

Një ditë pas kallëzimit për dekonspirim, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi se tre ish – punonjësit e policisë nuk kanë qenë në vëzhgim nga policia.

“Në momentin që është vënë në dijeni, atëherë ka filluar procesi i mbikëqyrjes nga policia. Përpara këtij fakti nuk ka pasur dijeni policia, ose më saktë nuk i është lënë kjo detyrë policisë. Çfarë ka ndodhur më përpara duhet të pyesni Prokurorinë, se kë ka pasur nën vëzhgim, jo Ministrinë”.

Ish – Drejtori i Policisë Vlorë, Jaeld Çela, ish – Shefi i Krimit të Organizuar në Vlorë, Gjergj Kohila dhe ish – Shefi i Kufirit në Dhërmi, Sokol Bode janë shpallur në kërkim pas urdhër –  ndalimeve dhe arresteve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, të dyshuar si të përfshirë në trafikun e drogës me Habilajt.

KLAN PLUS

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I arrestohet i dashuri në Itali për trafik kokaine, ja çfarë masash ka marrë Viola Spiro
Previous article INVESTIMET/ Kina rizbulon Shqipërinë kapitaliste. Tre sektorët kyç që kapitali i cakton si prioritet

k.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT