• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INVESTIME NË 9 UJËSJELLËSAT NË TEPELEN DHE MEMALIAJ/ Balluku: Rritet cilësia e furnizimit, ulen kostot e shërbimit
Home
Politikë

INVESTIME NË 9 UJËSJELLËSAT NË TEPELEN DHE MEMALIAJ/ Balluku: Rritet cilësia e furnizimit, ulen kostot e shërbimit

26 July, 2021 s.autor Politikë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, në kuadër të mbështetjes së investimeve për përmirësimin e efiçencës së energjisë, po investon në 9 prej ujësjellësave në Bashkitë e Tepelenë dhe Memaliaj. Ky investim ka në fokus rritjen e cilësisë së furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e këtyre zonave, por njëkohësisht duke reduktuar me 50% konsumin e energjisë për këto ndërmarrje.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, Eltar Deda, ishin në Memaliaj ku ndoqën nga afër zbatimin e këtij projekti në një prej këtyre ujësjellësave.

“Kemi implementuar tre elementë të efiçencës së energjisë. Së pari, furnizimin me energji nëpërmjet elementëve fotovoltaik. E dyta, duke ndryshuar të gjithë sistemin e pompave dhe duke vendosur pompa brenda kritereve të Bashkimit Euiropian. Së treti, instalimi i programit SCADA rrit edhe efektshmërinë e funksionimit të këtyre pompave dhe të vetë ujësjellësit”, sqaroi drejtori Deda.

Ministrja Balluku theksoi se këto projekte, me impakt pozitiv jo vetëm për qytetarët, por edhe në performancën e ndërmarrjeve të ujësjellësit do të shtrihet edhe në bashki të tjera të vendit.

“Për ne është shumë i rëndësishëm integrimi i këtyre projekteve, siç është rasti i ujësjellësit dhe i eficiencës së energjisë, pra i Agjencisë dhe i AKUM-it. Sigurisht është në të mirë dhe në dobi të qytetarëve para së gjithash. Të gjitha proceset ku përmirësohen, qofshin këto nga ana teknologjike, siç është rasti i pompave, qofshin këto nga ana e kostove operative, siç është rasti i paneleve diellorë, përfituesi i parë është padyshim qytetari. Qytetari është ai i cili merr shërbim më të mirë, më shumë ujë në rubinet, më cilësor dhe padyshim pastaj fillojnë një sërë përfitimesh, që ka bashkia dhe Agjencia”, nënvizoi Balluku.

Efiçenca e energjisë, theksoi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, është po kaq e rëndësishme sa edhe prodhimi i energjisë, duke shtuar se gjatë mandatit të tretë qeverisës janë planifikuar një sërë projektesh të rëndësishme në sektorin energjetik, të cilat synojnë ta kthejnë Shqipërinë në një vend eksportues të energjisë elektrike.

“Mandati i tretë do të jetë një mandat i rëndësishëm për fushën energjetike, pasi projekte të mëdha janë përgatitur dhe do të implementohen, siç është ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës apo rivitalizimi i TEC-it të Vlorës, kthimi i tij në funksion me gaz të lëngshëm, duke bashkëpunuar me kompani të mëdha amerikane, por nga ana tjetër ajo që gjithmonë themi është se rritja e konsumit duhet shoqëruar edhe me efiçiencën e energjisë elektrike. Duke nisur që nga banesat. Rritja e prodhimit vendas është shumë e rëndësishme, po aq e rëndësishme është dhe ulja e konsumit energjetik, duke vënë në zbatim të gjitha projektet e efiçiencës energjetike”, u shpreh Balluku.

Agjencia për Efiçencën e Energjisë ka nisur zbatimin e projekteve pilot me synim shtrirjen investimeve në tre sektorë që janë, ai banesave, transportit dhe sektorin e industrisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJOFTON TËRHEQJEN/ Majlinda Kelmendi: E mbyll këtu karrierën time, doja ta bëja para Lojrave Olimpike
Previous article APELI PËR QYTETARËT/ Komiteti Teknik: Vaksinohuni, respektoni masat dhe mbani maskat në ambientet e mbyllura

s.autor

Postime të ngjashme

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës Politikë

A ËSHTË HEQUR NON GRATA? Departamenti i Shtetit pranon se ka aplikuar përjashtime për vizë në rastin e Berishës

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut Politikë

DITA E 12 E PROTESTËS/ Rama ironizon me foto të realizuar me IA: Të raftë zilja në pikë t’zhegut

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli Politikë

NGJARJA E MALIQIT/ Lamallari përgjigjet në Kuvend: Hetim i plotë për vrasjen e efektivit Mekolli

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT