• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INVESTIGIMI I RI/ Njehsimi i diplomës së Këlliçit, u bë duke shkelur ligjin!
Home
Politikë

INVESTIGIMI I RI/ Njehsimi i diplomës së Këlliçit, u bë duke shkelur ligjin!

23 April, 2023 s.autor Politikë

Gazeta shqiptarja.com, në një tjetër investigim, në lidhje me diplomën e Belind Këlliçit, ka publikuar dokumentin e komisionit të njehsimit të diplomave në Ministrinë e Arsimit, sipas të cilit, i është njohur diploma Belind Këlliçit, pa mbaruar ciklin 5 vjeçar, e rrjedhimisht pajisjen me diplomë të shkollës së mesme.

Gazeta thekson se  Instituti “Harry Fultz” konfirmoi se Këlliçi ka përfunduar vetëm 4 vite studime nga cikli 5 vjeçar i Degës Biznes, duke vërtetuar faktin se ai nuk e ka përfunduar shkollën e mesme (nivelin 4 të kualifikimit) dhe nuk është diplomuar për programin e studimit përkatës. Pra, nuk disponon një diplomë që vërteton përfundimin e shkollës së mesme.

Ndërkaq, po sot, Shqiptarja.com po publikon proces verbalin e Komisionit të Njohjes së Diplomave të Ministrisë së Arsimit, që mban datën 18 nëntor 2010, ku 5 anëtarët e komisionit kanë bërë njohjen e diplomës për Këlliçin. Në këtë proces verbal gjendet edhe Deklarata e Aplikantit, Belind Këlliçi, i cili ndër të tjera deklaron se “Informacioni që kam dhënë në këtë formular ose në ndonjë material bashkëngjitur është i plotë, korrekt dhe aktual”.

Këlliçi ka nënshkruar me dorën e tij këtë deklaratë, duke pranuar se informacioni është i vërtetë dhe i saktë.

Gazeta, thekson më tej se ka qenë Këlliçi, që nuk ka treguar të vërtetën, si universitetit “Coppin University” në Maryland të SHBA, si Komisionin e Njësimit të diplomës.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit, siç tregohet nga shkresa e kthimit të përgjigjes nëse Këlliçi e kishte kryer Maturën Shtetërore të vitit 2006 (të cilën e botuam dje dhe përgjigja ishte negative), ka qenë në dijeni të faktit se ai nuk e kishte përfunduar shkollën e mesme.

Sipas shqiptarja.com, Belind Këlliçi ka shkelur ligjin dhe etikën. Madje gazeta shkruan se me zbulimin e këtyre dokumenteve, vihet në dyshim edhe shkollimi i kandidatit të Bashkimit për Fitore.

Shqiptarja.com, shkruan se në regjistrimin në SHBA, Belindi është ndihmuar nga vëllai i tij, i cili aktualisht është edhe Anëtar Bordi i Institutit “Harry Fultz”.

 

Investigimi i ri: Njehsimi i diplomës së Këlliçit, u

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E REJA/ “Koçole” dhe Sulovari u rrëmbyen dhe u vranë, pistë hetimi mbetet konflikti për pronat
Previous article SHERR PËR VENDIN E PARKIMIT/ Zbardhet dinamika e konfliktit në Skrapar, të rinjtë qëlluan bashkëmoshatarin me armë

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E ÇLIRIMIT/ Begaj: Kemi detyrimin të ruajmë amanetin e dëshmorëve, lirinë e Atdheut Politikë

DITA E ÇLIRIMIT/ Begaj: Kemi detyrimin të ruajmë amanetin e dëshmorëve, lirinë e Atdheut

“NUK KA KRIZË NË NDËRTIM”/ Rama: Pronat në Tiranë kanë fituar vlerë Politikë

“NUK KA KRIZË NË NDËRTIM”/ Rama: Pronat në Tiranë kanë fituar vlerë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar Politikë

SOT DITA E PAVARËSISË/ Rama: Gëzuar, 28 Nëntori më i afërt me Europën e Bashkuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT