• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Inva Mula, koncert në qytetin e Tetovës
Home
Kulturë

Inva Mula, koncert në qytetin e Tetovës

3 May, 2018 k.autor Kulturë

Sopranoja shqiptare Inva Mula, gjatë qëndrimit në Tetovë zhvilloi një koncert. Universiteti i Tetovës e ka mbështetur realizimin e koncertit madhështor të Inva Mulës të shoqëruar nga dirigjenti Gridi Kraja dhe Filarmonia e Maqedonisë, që u mbajt më 29 prill 2018 në Qendrën për Kulturë në Tetovë. Koncerti i lartpërmendur u realizua në kuadër të edicionit VI të organizuar nga Skena e Muzikës Serioze Shqiptare. Personalitete të njohura nga jeta publike, në mesin e tyre edhe Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe qindra artdashës nga Tetova e më gjerë e kanë shijuar koncertin, performimin dhe zërin e saj magjik gjatë interpretimit të këngëve nga repertori shqiptar dhe i huaj. Më herët para koncertit sopranoja realizoi një takim me studentët e programit studimor të solokëndimit të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës. Artistja e njohur është mirëpritur nga studentët e Fakultetit të Arteve, të cilët u shprehën të kënaqur që kishin mundësi të realizojnë një MasterClass me artisten shqiptare me famë botërore. Në këtë takim MasterClass, Inva Mula fillimisht ka ndjekur studentët gjatë interpretimit të disa pikave artistike, ndërkaq më pas ka dhënë vlerësimet e saj, sugjerimet e vyera që rrallëherë studentët kanë fatin t’i ndjekin nga një soprano që ka performuar në skenat gjigante të metropoleve më të njohura të kontinentit. Qëndrimi në skenë, kontrolli i zërit gjatë interpretimit, ushtrimet e shpeshta, besimi në vetvete dhe rrëfimet për realizimet e suksesshme të dhjetëra koncerteve para mijëra artdashësve kudo në botë dhe përvojat artistike, ishin disa prej këshillave që sopranoja Inva Mula ua përcolli studentëve të Fakultetit të Arteve të UT-së. Inva Mula që më 1993 merr një çmim në Operalia-n e parë të Placido Domingos në Paris. Ka bashkëpunuar me tenorë të famshëm në operën e Bastille-s në Paris, në Bruksel, në Mynih dhe në Oslo. Në vitin 1996 mori pjesë në operën “Medee” të Luigi Cherubini-t në Francë. Në 1998 rikthehet në operën e George Bizet “La Jolie fill de Perth”. Në filmin “Elementi i pestë” më 1997 i jep zërin këngëtares në rol Lucia di Lammermoor në skenën “The Diva Dance”. Më vonë ajo luajti në “Ivan IV” të Bizetit në Paris. Në vitin 2001 ishte e angazhuar në Itali ku luajti në teatrin “La Scala” pjesën e Verdit “Falstaff” dhe Riggoleto-n në Arenën e Veronës. Ka marrë pjesë rregullisht në “La Scara” ku luajti Lucia di Lammermoor, La bohème, Manon (2006). Luajti gjithashtu disa herë dhe La traviata-n në qytete të rëndë- sishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto. Në 2007, ajo luajti Norine-n e parë në L’elisir d’amore në Toulouse të Francës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Siguruan titullin, yjet e Manchesterit relaksohen në plazh (FOTO)
Previous article Champions, apo kampionët e turpit?!

k.autor

Postime të ngjashme

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti Breaking News

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT