• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
INTERVISTA/ Zv.ministri i mbrojtjes: NATO bazë ajrore në Kuçovë. Jemi në proçes teknik me…
Home
Intervista

INTERVISTA/ Zv.ministri i mbrojtjes: NATO bazë ajrore në Kuçovë. Jemi në proçes teknik me…

3 January, 2019 F.autor Aktualitet, Intervista, Sociale

Drita jeshile e dhënë nga NATO për ndërtimin e një baze ajrore në Kuçovë, padyshim që ishte një nga lajmet më të mira për vitin që lamë pas.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i ftuar në Ora News tha se aktualisht jemi në një proces teknik.

Edhe pse projekti nuk është i karakterit luftarak, Koçi nuk përjashtoi shfrytëzimin e bazës  për operacioneve të tilla nëse NATO do të ketë nevojë.

Petro Koçi: Jemi në një proces teknik mes Forcave tona të Armatosura, Ministrisë së Mbrojtjes  dhe ekipeve teknike të NATO-s. Ai do të jetë një projekt gradual dhe ka një rëndësi të madhe, së pari rëndësi politike. Dëshmon rëndësinë që ka Shqipëria në rajon sa i përket politikave të sigurisë së NATO-s, dëshmon edhe besimin që ka NATO në një vend anëtar si Shqipëria. Nga ana tjetër do të ketë rëndësi të madhe ushtarake sepse do të ndihmojë forcën tonë. Ajo është një bazë taktike e NATO-s, është për furnizim. Natyrisht do të shërbejë dhe për operacione të mundshme të NATO-s kur do të ketë nevojë për forcat e veta të ulen në Shqipëri për tu furnizuar apo qoftë dhe për të ndaluar për një moment të caktuar. Do të shërbejë dhe për stërvitje, operacione taktike, por pse jo dhe operacione luftarake nëse do të jetë e nevojshme.

Po a nuk është shqetësues fakti se forcat shqiptare ajrore nuk kanë një avion ushtarak?

Petro Koçi: Me transformimin e Forcave tona të Armatosura, orientimi ka qenë që ne të zhvillojmë potencialin ajror, kryesisht me helikopter. Jo vetëm për ermergjencat, por edhe për të mbështetur operacione luftimi të caktuara. Ekuipazhet tona, helikopterët tanë kanë marrë pjesë në stërvitje komplekse ndërkombëtare në Gjermani etj, për tu stërvitur dhe për të qenë të aftë dhe në operacione të ndryshme luftimi. Kemi nevojë për investime të rëndësishme në këtë fushë për të pasur më shumë helikopterë, më shumë Forca Ajrore në planin njerëzor. Përgjithësisht jemi orientuar tek Forcat Tokësore.

Dhe kur jemi tek Forcat Tokësore, përsëri dhe këtu ka mungesa në artilerinë e rëndë. Shqipëria nuk ka një tank, fqinji ynë Serbia numëron 805 të tillë.

Petro Koçi: Kjo është historia e Forcës tonë të Armatosur. Dihet që ky potencial i tankseve tashmë është i neutralizuar. Ka qenë një teknikë shumë e vjetër dhe nëse ne do të rindërmarrim hapa dhe investime për tu pajisur dhe me tanke kuptohet që duhet të marrim  tanke të standardeve bashkëkohore.Edhe këtu vimë tek argumenti i kostos ekonomike. Pse jo një ditë duhet të kemi dhe një kapacitet të tillë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SË SHPEJTI/ Marina Vjollca ka gati emisionin e ri dhe do të jetë "BOMBË" (FOTO)
Previous article DËBORA "BLLOKON" KORÇËN/ Këto janë akset rrugore ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

F.autor

Postime të ngjashme

GJKKO SHPALL TË PAFAJSHME MAJLINDA BUFIN/ Rrëzohen akuzat e SPAK ndaj kryebashkiakes së Roskovecit Aktualitet

GJKKO SHPALL TË PAFAJSHME MAJLINDA BUFIN/ Rrëzohen akuzat e SPAK ndaj kryebashkiakes së Roskovecit

QYTETARËT PROTESTOJNË PARA SPAK/ Dorëzojnë padinë për “The Albanian Files”: Rama ka shmangur konsultimin publik Aktualitet

QYTETARËT PROTESTOJNË PARA SPAK/ Dorëzojnë padinë për “The Albanian Files”: Rama ka shmangur konsultimin publik

“DASHURIA E JETËS SIME, DO JETOSH TE UNË…”/ Shoferi humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Durrës-Tiranë, DEDIKIMET prekëse Aktualitet

“DASHURIA E JETËS SIME, DO JETOSH TE UNË…”/ Shoferi humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Durrës-Tiranë, DEDIKIMET prekëse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT