Ndodhemi në prag të sezonit turistik dhe vetë turizmi mbetet nje nga sfidat me të mëdha edhe për këtë vit në vend.
Zhvillimet e fundit në vend flasin për një formë të stepjes nga turistet per shkak të protestave në Tiranë.
AlpeNews.al ka realizuar një intervistë me kryetarin e shoqatës shqiptare së hoteleri turizmit Zak Topuzin, i cili ndër të tjera thotë:
“Në 2018, bilanci i të ardhurave nga turistët e huaj ishte reth 1.8 miliardë euro, afërsisht 9% më shumë krahasuar me vitin 2017. Shqiptarët shpenzuan reth 1.4 miliardë euro në udhëtime jashtë, 13% më shumë krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë që të huajit organizojnë pushime më të plota, më spontane dhe të ndryshme, shqiptarët , turizmin e konceptojne kryesisht jashtë vendit dhe në pak destinacione. Mbeten besnik te pushimeve “all incluziv”, kryesisht drejt Turqisë dhe Egjiptit duke i ndare ne dy sezone”.
INTERVISTA E PLOTË:
1. A mund të na tregoni si qëndron trendi i rezervimeve turistike në raport me pritshmëritë tuaja? Po në krahasim me vitet paraardhëse?
Turizmi mbetet, gjithmonë një sfidë kryesore për Shqipërinë , madje më e vështira fale nje ballkani qe po kthehet në “Brand”, rezultat i potencialit të madh turistik që zotëron por dhe investimeve te reja dhe me standarde. Numri i turisteve në fillim të vitit paraqitej me një trend të lehtë ritje, fale frymës pozitive e që mbizotëron në tregun evropian të industrise së turizmit. Por, muajin e fundit , si rezultat i perkeqësimit të klimës politike kemi një panoramë krejt tjetër. Anullime teë prenotimeve në masë në sezon dhe ulje te prurjeve të target grupit të konferencave e korporatave, kryesisht në Tiranë, ku mbizoterojnë hotele të biznesit .
2. A kanë ndikuar protestat në vend për uljen apo rritjen e turistëve gjatë periudhës që flasim?
Klima politike konfliktuale dhe demonstrimet e dhunshme kanë dhenë shqetësimet e para tek partnerët nderkombëtar si dhe tek klientët që kerkojnë të vizitojnë vendin në menyrë individuale. Lajmet në Tv ndërkombëtare kanë ndikuar më teper per imazhin e vendit duke ulur prurjet e carterave javore.
Një rënie duket dhe tek anullimet individuale dhe okupanca e ulet ne hotelet Tirane –Durres.
3. Cilat janë destinacionet më të preferuara në Shqipëri nga turistët?
Vizitorët në Shqipëri janë të ndarë për shkak edhe të preferencave. Merr prioritet, turizmi i rerës dhe detit(qe ka dhe ndikimin maksimal në PPB) por dhe i kultures që zhvillohet kryesisht në periudhën maj –tetor. Gjithashtu rritje të konsiderushëme në perqindje ka turizmi malor, i aventurës por dhe mjekësor. Verehet një trend pozitiv për të vizituar vendin nga jugu ne veri, jo vetëm në menyrë individuale por tashmë me familjen, falë informacioneve por dhe reklamave nga sajtet prestigjioze nderkombëtare. Kjo tregon ritjen e sigurise së tyre pavarësisht luftes qe duhet te beje shqiperia për të konsoliduar një imazh të qendrueshëm nderkombëtar.
4. Përgjithësisht, rezervimet janë për periusha afatgjata apo shkurtëra?
Shqiperia vuan një mungesë te numurit te shtretërve ne bregdet dhe per pasoje nje sezonalitet ulet reth 60 dite. Ka përpjekje per nje ritje te netqendrimeve dhe vitet e fundit ka zona me kontrata deri 210 dit por kjo eshte akoma ne zona te kufizuara. Shqiperise i duhet Urgjent nje zone pilot turizmi ( me investime Brand Name)per te ngjallur shpresen e nje turizmi te qendrushem e elitar gjithevjetor, per te konkuruar tregun agresiv ballkanik.
5 .Nëse do bënim një bilanc, si e shikoni trendin e turistëve që duan të vijnë në Shqipëri më ata që duan të rezervojnë jashtë?
Në 2018, bilanci i të ardhurave nga turistët e huaj ishte reth 1.8 miliardë euro, afërsisht 9% më shumë krahasuar me vitin 2017. Shqiptarët shpenzuan reth 1.4 miliardë euro në udhëtime jashtë, 13% më shumë krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë që të huajit organizojnë pushime më të plota, më spontane dhe të ndryshme, shqiptarët , turizmin e konceptojne kryesisht jashtë vendit dhe në pak destinacione. Mbeten besnik te pushimeve “all incluziv”, kryesisht drejt Turqisë dhe Egjiptit duke i ndare ne dy sezone.
Levizjet e tjera mbeten fundjavat apo festat që karakterizohen si destinacione ditore kryesisht ne Ballkan dhe Europë. Italia dhe Greqia, janë të lidhura me emigracionin e familjeve shqiptare dhe mbeten gjithmonë potenciale gjithevjetore. Ky vit nisi me nje super lajm per Shqiperine. Lideri botëror i shitjes online Booking.com, në “Top trending destinations for 2019”, rendit Ksamilin ne vendin e 9-të ne bote. Nderkohe lajm I keq eshte se politika konfliktuale po vazhdon te penalizoje industrine. Te shpresojmë neë një zgjidhje të shpejtë politike për të shfrytëzuar maksimalisht imazhin e permiresuar ballkanik.
Përgatiti: AlpeNews.al