• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Yuri Kim: Berisha si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret, Shqipëria nuk…
Home
Politikë

INTERVISTA/ Yuri Kim: Berisha si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret, Shqipëria nuk…

4 April, 2023 F.autor Breaking News, Politikë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

Mes të tjerave ajo është pyetur edhe për përfshirjen e Sali Berishës në fushatën zgjedhore, edhe pse ai është në listën e personave “non grata”.

Dhe një pyetje të fundit, ju në takimet me drejtuesit e forcave politike, keni theksuar rëndësinë e kandidatëve të pastër dhe më integritet. Megjithatë, kemi vënë re se dhe persona të përcaktuar nga Departamenti i Shtetit, jo vetëm rasti i zotit Berisha, përfshihen hapur në zgjedhje, ndoshta tanimë jo duke kandiduar personalisht, por duke u angazhuar në fushata elektorale, ose duke mbështetur familjarë apo të afërm të tyre që kandidojnë. A jeni e shqetësuar për këtë?

Është një gjë e gabuar. Është e gabuar. Në mendimin objektiv dhe të mirëmenduar të Sheteteve të Bashkuara të Amerikës, personat të cilët  janë të përcaktuar, nuk duhet të jenë përfaqësues të popullit shqiptar. Populli shqiptar meriton më mirë dhe kërkon më mirë. Me këtë ka të bëjë demokracia, me këtë ka të bëjë edhe reforma në drejtësi.

Dhe mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepëset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë.

Është thjesht e gabuar, e gabuar. Dhe mendoj se qytetarët e zakonshëm shqiptarë janë të zgjuar dhe e dinë se kjo nuk ka logjikë. Mendoj se qytetarët shqiptarë meritojnë më mirë dhe më shumë se aq; Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Shqipëria meriton dhe duhet të jetë më mirë.

Një fenomen, i përmendur shpesh për zgjedhjet në Shqipëri, është shitblerja e votës nga njëra anë dhe mungesa e transparencës mbi financat e partive politike nga ana tjetër, të cilat dukshëm bëjnë shpenzime të konsiderueshme, por pastaj raportojnë shifra thuajse modeste. Këto fenomene pa dyshim që ju i keni ngritur edhe me zyrtarët shqiptarë në takimet tuaja. Cila është përgjigjia që merrni prej tyre? I pranojnë ata këto, apo janë në pozita mohuese?

Qëndrimi i SHBA-ve për sa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është shumë konseguent dhe shumë i qartë. Pritshmëria jonë është që një vend si Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s dhe që aspiron për anëtarësim në Bashkimin Europian, do të bëjë më të mirën që të sigurojë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare. E dimë që ka vend për përmirësim. Pamë në raportin e ODIHR-it për zgjedhjet e prillit 2021 që u vunë re mangësi, të cilat përfshijnë blerjen e votes. Përfshijnë abuzimin dhe kepërdorimin e fondeve shtetërore, gjë që flet për politizimin e disa elementeve dhe aktiviteteve të administrimit. Presim që qeveria shqiptare dhe ata që janë përgjegjës, aktorët përgjegjës, përfshi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe udhëheqësit politikë, do të marrin masa.

Një tjetër fakt, që e përmend ODIHR-i dhe që ricitohet në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit është ai i “avantazheve të rëndësishme që Partia qeverisëse përfitoi nga të qenit në pushtet, përfshirë edhe përmes kontrollit të administratave lokale dhe shpërdorimit të burimeve administrative”. Çfarë garancish mund të kenë kundërshtarët e saj se kjo nuk do të përsëritet, aq më tepër që në 4 vitet e fundit, socialistët kanë kontrolluar të gjithë pushtetin vendor?

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JEP LAJMIN E BUKUR/ Alban Kondi: Baba për herë të dytë (FOTOT)
Previous article "PO VETËDEGJENEROHEN"/ Fjoralba Ponari kundër sjelljes së Kiarës dhe Efit në Big Brother

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin Aktualitet

VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën Politikë

KUVENDI MIRATON PROJEKTLIGJET PËR BUJQËSINË/ Braçe voton kundër, opozita bojkoton seancën

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe Breaking News

“NUK DO TË BEHEMI KOR HISTERIK…”/ Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT