Ish politikania Valentina Leskaj e ftuar në emisionin “Tempora” në RTV “Ora News” deklaroi se opozita është pengesë për reformën në drejtësi.
Leskaj: Nuk është një parlament që të jep kënaqësinë apo të mendosh e të thuash që unë kam qenë në Parlament.
Meço: Çfarë ka çeduar në këndvështrimin tuaj?
Leskaj: Unë mendoj në radhë të parë opozita që është në rrugë është një fatkeqsi për vetë opozitën. Mendoj se vendi ka nevojë për një opozitë. Një opozitë konstruktive.
Sepse po flasim për një refomë zgjedhore jemi 2 muaj para zgjedhjeve dhe ska shans që të përfundojë, kjo është bërë para 10 viteve dhe që nuk po finalizohet as dy muaj para zgjedhjeve. Atë që bëmë para 10 viteve për reformën zgjedhore, e të tjera, para anetarësimit në NATO, politika nuk po arrin ta bëjë sot…
Nëse opozita nuk është në Parlament natyrisht që bëhet pengesë për reformën në drejtësi, prandaj duhet të vinë në Parlament.
Reforma në drejtësi është një “must” dhe detyrim që buron nga vokacioni euroatlantik. Vetë reforma është e pakthyeshme dhe duhet të formësohet SPAK-u që të bëhet funksionale.
Meço: Tani që jeni jashtë jeni më e qetë për të folur dhe nuk keni nevojë për të marrë leje siç më ndodh me përfaqësues të tjerë politikë në këtë periudhë të vështirë.
Leskaj: Në fakt, më fal që të ndërpres, për hir të së vërtetës nuk është se kam marrë shumë leje dhe më parë. Edhe dua ta them, që kam thënë dhe jo kur kam gjykuar që nuk duhet ta bëj.
Meço: Do ta bëje dhe tani nëse do ishe në PS?
Leskaj: Patjetër që do ta bëja.
Meço: Ju duket normale vendimi që është marrë? Ju e shihni se nuk ka më përballje.
Leskaj: Kjo nuk ka të bëjë vetëm me një palë. Sepse në fund të fundit secili kur shkon në debat ka një zgjedhje. Ka patur raste që kam refuzuar debatin dhe kjo është zgjedhje personale, jo se më ka detyruar partia. Më ka ndodhur të shkëputem nga një emision dhe i madh.
Për fat të keq gjithmonë e më pak në televizione bëhen debate që vërtiten rreth çëshjeve. Më shumë debatet vërtiten rreth emrave. Mendoj se nuk është çështja që i bën dëm vetëm individit, por edhe vendit. Kush është modeli që ofrojmë me këtë lloj debatesh? Dua të ndalem te gjuha e urrejtjes.
Gazetarët kanë thënë “zihuni pak” për audiencën, por ne nuk mund të biem në këtë grackë sepse kontibuojmë negativisht në gjuhën e urrejtjes. Nëse debatët nuk peshojnë nga argumenti, por nga agresiviteti do të thoja se janë pa bukë. Dhe e ndajnë shoqërinë në llogore deri te fëmijët e shkollave.