Kryeministri i vendit Edi Rama është ftuar sot në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës.
Në hyrje të intervistës Rama i pyetur nga Balla nëse timoni i qeverisjes së tij po ecën në drejtimin e duhur, ai u shpreh se:
“Ishte një vit jo i lehtë, ka nisur me një vështirësi shumë të madhe,ku përsëri është shfaqur fantazma e politikës së vjetër. Unë e dëgjoj në mënyrë sistematike opinionin e shqiptarëve përmes anketimeve që bëjmë përmuaj ajo që i pengon shqiptarët të bëjnë më shumë në aspektin e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në jetën politike të vendit është konflikti tradicional dhe politika e politikanëve për politikanët, mes politikanëve si ajo që u shfaq në periudhën e parë dhe të fundit të vitit dhe na vendos të gjithëve në një dritë negative, pavarësisht se kush është nxitësi. Është fatkeqësi që ne s’po arrijmë dot të futemi në atë fazë ku qeveria bën qeveri dhe opozita opozitë”.
Më pas moderatori Sokol Balla e pyet lidhur me akuzën kryesore që bën Basha dhe Partia Demokratike, që është ajo e blerjes së votës me parat e hashashit. Dhe se opozita cdo problem që ka ngritur ka rezultuar si i vërtetë, a janë të vërteta dhe këto akuza, Rama i përgjigjet kështu:
“Përsa i përket kanabisit, ne kurrë se kemi mohuar që seshtë një problem dhe nuk është se ka dal e vërtet ajo që tha, se popozita nuk është se zbuloi dicka që ne e kemi fshehur. Këtu janë asgjësuar masivisht plantancione me kanabis, patjetër që ky ishte një problem dhe ne kemi luftuar me këtë problem.”
Rama ka vijuar me deklaratën e tij kur tha, se nëse këte të dielë do të bëhen zgjedhje në Shqipëri, PS do marrë 78 deputetë.
“Anketimet nuk i blen dot, se nuk blen dot opinionin publik, anketimet tona e dinë të gjithë në PS cfarë kemi thënë, na tregonin cfarë duhet të bënim, e ne nuk hymë në një aventurë të dali ku të dalë, se kemi lexuar me kujdes. Nëse do votohet këtë të dielë në Shqipëri, PS do të marrë 78 deputetë, sot po jua them bazuar në anketimet e pak ditëve më parë për muajin nëntor, që ne kemi procesuar dhe kemi lexuar.”
I pyetur nga Sokol Balla se pse nuk futeni në zgjedhje, Rama përgjigjet: “Këto i di edhe Ilir Meta se dhe ai bën sondazhet e tij se i ka shumë të sakta ato që di jo ato që thotë, i dinë të gjithë këta.”
Kryeministri Edi Rama foli sërish dhe për çështjen ‘‘Tahiri’’, ku ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po hetohet nga Prokuroria pasi akuzohet për përfshirje në trafik droge.
Gjatë intervistës për ‘Top Story’ Rama theksoi se kjo çështje e ka vendosur qeverinë në pozitë të vështirë.
“Çështja e Tahirit na ka vënë në pozitë të vështirë. S’ka qenë ngjarje e mirëseardhur. Duhet të presim deri në fund për të parë të vërteten, nëse ai është i fajshëm apo jo.”, tha ai.
Ndonëse kundërshtar politik, kryeministri Edi Rama nuk e ka kursyer sërish fjalën e mirë për kreun e PD-së Lulzim Basha.
Në “Top Story” gazetari Sokol Balla i kujtoi Ramës deklaratat e Bashës, i cili e krahasoi Shqipërinë me Korenë e Veriut. Por kryeministri e ka marrë me sportivitet duke u përgjigjur sërish me shprehjen se Basha është djalë i mirë. Megjithatë ai la një enigmë të raportit të tij me kreun e PD-së.
“Sikur t’ju them ç’më ka thënë Lulzim Basha mua, do dëgjonim njeri-tjetrin deri në mëngjes dhe do qeshnim. Është djalë i mirë. Por siç e kam thënë është artist, ka një aftësi për të menduar atë që nuk thotë dhe për të thënë atë që nuk mendon”, tha Rama.
Më tej, Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria e tij nuk kishte ndërhyrë asnjëherë në punën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Teksa u ndal tek zgjedhja e kryeprokurores së re të përkohshme, Arta Marku, Rama tha se Llalla kishte lindur me këmishë.
“Është artist pra, është artist. Ketu ka dy pjesë pyetja juaj. Pyetja e parë lidhet me Llallën. Ai është një prokuror i përgjithshëm që mban tabllonë pas rënies së regjimit. Ai do konsiderohej si i lindur me këmishë. Mas Haxhiaj, Teodori Sollaku, Ina Rama, kryeprokurorë të zgjehdur nbga Berisha, dhe t dalë nga zyra me mallkime ekstreme dhe tonelatat e baltës të prodhuara nga PD dhe Saliu. Llalla ka bërë punën e tij, i patrazuar asnjëherë as nga një fije bari dhe jo më me gurë apo shkopinj nga qeveria. Ka hetuar edhe njerëz me pushtet, në familjen tonë politike. Ka dalë nga zyra i pacenuar dinjitetin e tij, pasi ka qëndruar në zyrë i pandikuar. Kjo është një tjetër arsye pse njerëzit na votojnë ne më shumë sesa opozitën e sotme. Nga ana tjetër është shumë e thjesht për njerëzit për të kuptuar se në këtë debat, në këtë ping-pong, nuk ka mundësi që të jetë ashtu si flet Basha dhe Monika Kryemadhi. Llalla është zgjedhur me konsensus të palës tjetër. Ne se kemi trazuar në punë e tij, pasi ne jemi ndryshe.”, tha Rama.
Gjatë intervistës së tij Rama ka komentuar dhe veprimin e Monika Kryemadhit, ku kjo e fundit e qëlloi me çizme ditën kur do të zgjidhej si Kryeprokurore e përkohshme Arta Marku.
“Dilni në rrugë dhe pyesni dhe ua thonë njerëzit. Është e qartë që këtu. Skam pse kundërpërgjigjem kundër Monikës, por heqja e këpucëve dhe gjuajtja janë gjest madhështor i bërë për t’ju treguar të gjithëve atyre që duan të shohin dhe kuptojnë se çfarë në fakt është motivimi i madh opozitar kundër reformës në drejtësi..Këta janë gati të heqin dhe këpucët dhe të gjuajnë, për të tejkaluar dhe kufijtë e fantazisë. Deri ku mund të ulet niveli i shembullit të politikanit. E kam të qartë ca mund të bëjnë këtë. I di të gjitha”, u shpreh Kryeministri.
Gjithashtu nuk la pa komentuar çiftin Meta-Kryemadhi dhe LSI-në.
“ Meta është politikan, ndërsa Monika thjesht gruaja e Ilir Metës dhe nuk ka asnjë cilësi tjetër.Përsa i përket LSI, nuk është as e majtë, as e djathtë por këpucë sipas stinës”, u shpreh Rama.
Duke komentuar letrën që Presidenti Ilir Meta ka dërguar për Presidentin e SHBA, Donald Trump pas votimit të Shqipërisë në OKB, Rama tha se letra është absurde, qesharake dhe surreale.
“Sapo thashë që është politikan dhe pyetja erdhi shumë shpejt si për të më kërkuar të mohoj atë që thashë. Realisht jam habitur sepse e njoh shumë mirë Metën dhe s’më ka habitur thirrja për të kapur armët në momentin e daljes nga vetja se ka gjithmonë një moment kur Meta del nga vetja, në mënyrë sistematike por në faza të ndryshme të kohës, por në këtë rast jam habitur se nuk e imagjinoj që një njeri me një sens përgjegjësie të bëjë një akt kaq qesharak për institucionin e Presidentit të Republikës, për shtetin, është e pabesueshme. Nuk e besoj dot që e ka bërë Ilir Meta”.
Lidhur me ndikimin e presidentit turk Erdogan në vendimin e Shqipërisë, Rama u shpreh se ai ka shumë mik edhe presidentin e Francës.
“Unë kam po kaq mik edhe presidentin francez. Pse nuk jam ndikuar nga ai. Pse nuk ka qenë hija e Britanisë së Madhe. Kryeministrin e Japonisë nuk e kam mik por Japonia dhe Britania e Madhe aleatë të SHBA-ve votuan pro, po këta pse. Këta i hapën luftë Amerikës. Si shpjegohet që në asnjë nga këto vende nuk është hapur as si temë jo më si debat vota.
Unë besoj se Shqipëria duhet të jetë një shtet serioz dhe të sillet si shtet serioz dhe nëse ne po përpiqemi të bëjmë një shtet serioz këtu brenda nesh në politikën e jashtme përgjithësisht jemi sjellë në mënyrë serioze. Këtu fus edhe qëndrimet e mëparshme”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar dhe njerëzit nga partia e tij, se nëse do te ketë hetime për ta, nuk do të mbrohen. Për kryeministrin, është koha që të gjithë politikanët e korruptuar të paguajnë, dhe sipas tij me Reformën në Drejtësi, kjo gjë ka për të ndodhur
I pyetur nga Balla se sa mendon se do rrijë në atë zyrë zonja Arta Marku?
Rama i përgjigjet: “Kjo është një pyetje që s’mund ti përgjigjem as 1 muaj as 2 muaj, s’bëhet fjalë për vite, por mund të them që reforma në drejtësi, hetimet për zullume të mëdha të pahetuara apo të mbyllura në mënyra të paimagjinueshme do të ndodhin dhe nuk i ndalon dot askush dhe besoj që përtej se cfarë thonë llafet, flasin për një gjë, kjo reformë pa PS dhe pa mua në krye të PS nuk do kishte ndodhur. Këtë reformë e ka garantuar dhe do e garantojë deri në fund PS, pavarësisht faktit se në procesin e jetësimit, hetimeve e gjykimeve mund të ketë edhe njerëz nga pala jonë që do duhet të përgjigjen për gjëra të dyshuara apo të ndodhura, se ne jemi ndryshe dhe te reforma në drejtësi ne kemi vënë një bast shumë të madh, bastin për të rilindur Shqipërinë.”
Më tëj Balla vazhdon se: Cfarë dini ju që ne nuk e dime por e dinë ata?
Rama: “Unë e di që këtu do paguajnë politikanët se koha është e tillë që nuk e lejon më inercinë e këtyre viteve, se të gjithe jemi zullumqarë, jo mo jo, nuk jemi të gjithë, këtu do ndahet kush është për njerëzit dhe kush është për atë pjesë të izoluar të njerëzve që duhet të paguajnë.”
Kryeministri Edi Rama gjitashtu bëri të qartë sot se në përfundim të 300 ditëshit të parë të qeverisjes kur të bëhet një vlerësim i punës së qeverisë, do të ketë edhe ministra të shkarkuar, ndryshime në kabinet nëse këta ministra nuk kanë arritur objektivat e vendosura.
“Mendoj që ndryshime në kabinet duhet të ketë në cdo moment që konsatohet që një ministër apo një ministre nuk ka plotësuar objektivat. Ne kemi ndërtuar një sistem objektivash se qeverisim vetëm, objektivat janë shumë të qarta, sistemi ndiqet online dhe nuk ballafaqohet më ministri apo ministrja me mua, por me ekranin që tregon se kur është jeshile objektivi është arritur dhe kur është e kuqe…nëse e kuqja shkon deri aty ku nuk mban me atehere do kete ndryshime. Ky vlerësim do bëhet kur të përfundojë 300 ditëshi i parë, nëse do ketë pika të kuqe do kthehen në kartona jeshil në parlament”, tha Rama në “Top Story” në intervistë me Sokol Ballën.
Teksa po mbyllej emisioni dhe intervista kishte arritur tek urimet, Edi Rama që me siguri e ka dëgjuar zhurmën për largimin e Sokol Ballës nga Top Channel drejt Vizion Plus ka bërë një batutë: “Ju uroj edhe juve që “story” të jenë “on top”. Por e menjëhershme ka qenë përgjigjja e gazetarit. Ai ka aluduar se nuk ka rëndësi në cilin kanal transmerohet emisioni boll që të thotë gjëra të vërteta: “Rëndësi ka që të jenë “Real Story” është përgjigjur aty për aty ai.Përgatiti AlpeNews.al
Posted by Edi Rama on Thursday, December 28, 2017