Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qenë i ftuari i sotëm në emisionin ‘Top Story’ nga Sokol Balla në Top Channel. Përvec tematikave të diskutuara në emision ajo që vihej re tek Kryeministri ishte edhe stili i tij i veshjes i cili shpesh herë na ka surprizuar.
Rama kishte veshur një xhaketë të zezë, një bluzë të bardhë T-shirt, pantallona të zeza dhe një palë atlete të bardha.
Stili kontraversal i Kryeministrit mundësohet nga stilisti me famë botërore Yohji Yamamoto, i cili disa kohë më parë do të deklaronte se ndihej i priviligjuar që do të kishte mundësinte të përzgjidhte veshjen e Kryeminsitrit të Shqipërisë, i cili gjithashtu ishte një admirues i stilit të tij.
Por sa kushton veshja e Ramës e stiluar nga Yamamoto?
Atletet e tij ekstravagante janë të markës Y3, dhe kushtojnë hic më pak se 320 dollarë.
Ndërsa bluza e tij e bardhë po ashtu e markës Y3 kushton 58.99 dollarë.
Gjithashtu hera e fundit kur Rama do të bënte bujë në media do të ishte gjatë vizitës së tij në Fier gjatë përmbytjeve. Ajo që do të çudiste ishte se në vend të interesimit të mediave për atë çka u fol për tejkalimin e situatës në zonat e prekura, vëmendja shkoi tek çiltjanet e Ramës të cilat kushtonin hic më pak se 962 dollarë.
Rastet janë të shumta kur kryeministri shfaqet me një veshje e cila është vënë re gjithmonë nga syri i publikut,duke ‘thyer’ tabutë e veshjeve zyrtare. Rama është shfaqur me këtë lloj veshje jo vetëm gjatë intervistave, por edhe në Parlament, në vizita ndërkombëtare si edhe në takime me qytetarët. /AlpeNews.al/