Kryeministri Edi Rama flet nga Novi Sadi për marrëdhënien me Serbinë, realitetin e ri në Kosovë dhe sfidat e rajonit por edhe të Shqipërisë. Me shefin e ekzekutivit shqiptar bisedoi gazetari në Beograd Idro Seferi.
Kryeministri ka deklaruar se takimi i Novi Sadit nuk duhet paragjykuar pasi nuk është përjashtues për askënd. Për nismën e “Shengenit” kryeministri deklaroi se kjo është një nisëm me vullnet të mirë me synimin e një gjithpërfshirjeje të vendeve të ballkanit perëndimor në një proçes ku koha nuk është në favorin tonë dhe jo alternative dhe konkuruese.
Ne nuk jemi prioriteti numër një i BE sepse BE ka prioritete krizën e brendshme dhe divergjencat e brendshme dhe nuk mund të presim të kthehemi në prioritet numër nji për një proçes që e kemi nisur bashkarisht dhe mirpresim çdo kontribut dhe mbështetje nga BE. Qëllimi i kësaj përpjekjeje është realizimi i 4 lirive të BE që kanë të bëjnë me lëvizjen pa bariera të mallrave të shërbimeve, kapitaleve dhe njerzve.
Ai në intervistë ka folur për marrëdhëniet me Albin Kurtin si fitues i zgjedhjeve dhe bisedat që i ka patur me presidentin serb, Alleksandar Vuçiç, me të cilin ka diskutuar për çështjet rajonale.
Rama ka thënë se dialogu është i domosdoshëm për të zgjidhur problemet në Ballkan pasi do të jetë i vështirë një progres pa marrëdhënie të mira bileterale. Ai është shprehur optimist për takimin e Novi Sadit dhe konkretizimin e tij në Ohër. /ABC News Albania