• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Peza: Tri arsye thelbësore që PS kërkon një mandat të tretë
Home
Intervista

INTERVISTA/ Peza: Tri arsye thelbësore që PS kërkon një mandat të tretë

22 October, 2020 F.autor Intervista, Politikë

Teksa foli për aktualitetin politik në A2, Alfred Peza, Sekretar për Shoqërinë Civile dhe Mediat në PS, renditi tri arsyet se pse Partia Socialiste kërkon mandatin e tretë në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar.

“Nuk është hera e para që Rama i ka bërë ndryshe fushatat dhe takimet publike apo ata që aspirojnë të bëhen pjesë e forcës sonë politike. E tillë ka qenë edhe zgjedhja e radhës dhe nuk ka asgjë të re. Freskimi i herë pas hershëm i ekipit bëhet për të dhënë energji të reja dhe për të sinkronizuar përvojat me energjitë rinore, mbi këtë bazë është bërë edhe fushata mbi deputetin që duam. Janë tri arsye thelbësore që PS kërkon një mandat të tretë. E para, ka të bëjë më vazhdimin, përfundimin, e të gjithë suportit që duhet të japë si mazhorancë në instalimin e sistemit të ri të drejtësisë dhe vendosjen e saj në shina të plotë, për aq sa i takon mazhorancës. E dyta, ka të bëjë me projektin e madh të rindërtimit pas tërmetit të madh të 26 nëntorit të vitit të kaluar. E treta, ka të bëjë me menaxhimin dhe rikuperimin e të gjitha pasojave në ekonomi të pandemisë globale, por edhe në aspektin shëndetësor”, u shpreh Peza.

Kur u pyet për inceneratorët dhe akuzat e ngritura nga Partia Demokratike, e cila i ka çuar në SPAK, Peza u shpreh se drejtësia duhet të thotë fjalën e saj për këtë çështje.

“Është në kulturën e të bërit politikë të PD-së, LSI-së dhe të opozitës jashtëparlamentare që ta bëjë në këtë mënyrë opozitarizmin e vetë, duke mos u sjellë si një grupim politik që ofron alternativa, programe dhe projekte zhvillimi. Është e njëjta mënyrë e të bërit opozitë, ku nuk merren çështjet dhe të shkojnë në institucionet përkatëse të drejtësisë. Përgjigjja e PS është dhënë. Për PS nuk ka asnjë problematikë të natyrës së pretenduar nga PD. Në një shtet të së drejtës, kur dy palë pretendojnë gjëra të kundërta për të njëjtën çështje, ka arbitër, që në këtë rast është drejtësia dhe le të lëmë drejtësinë të thotë fjalën e saj”, u shpreh Peza.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO BËHET VIRALE/ Atletico në sulm, portieri Neuer nuk shqetësohet dhe shtrihet në fushë (VIDEO)
Previous article VIZITË NË PARIS/ Cakaj takon Beaune: I inkurajuar nga vlerësimi pozitiv i Francës për rezultatet e reformave të deritanishme

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT