• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA PËR “EURONEWS”/ Rama: Edhe nëse BE do të zhdukej nesër, ne do të kërkonim negociatat
Home
Politikë

INTERVISTA PËR “EURONEWS”/ Rama: Edhe nëse BE do të zhdukej nesër, ne do të kërkonim negociatat

17 October, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Rama ka folur nga Brukseli për temën e nxehtë të këtyre ditëve, hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Kryeministri, i pyetur nga Euronews për shanset e Shqipërisë për një “PO”, është shprehur se: “është e qartë që një shumicë e kupton të gjithën, kemi dhe një grup të vogël por nga vende shumë të rëndësishme që kanë tjetër mendim. Është një luftë e brendshme qasjesh të ndryshme, për BE. Ndaj në një farë mënyre rrezikojmë të jemi dëmi kolateral i kësaj lufte të brendshme”.

Sa i përket reformave, Rama tha se “ne nuk e bëjmë këtë për Europën apo se kështu do dikush në Paris apo në Berlin apo sepse dikush kërkon më shumë diku tjetër. Ne e bëjmë këtë për veten tonë, për fëmijët tanë. Është e vetmja gjë që mundemi e duhet ta bëjmë. Edhe nëse Bashkimi Europian do të zhdukej të nesërmen, ne do të bënim sërish të njëjtën gjë se ka të bëjë me ndërtimin e demokracisë funksionale dhe shtetin  së drejtës në vendin tonë”.

“Ka vetëm një gjë me të cilën ne nuk biem dakord, që gjatë kësaj kohe ne duhet të thellojmë reformat në Ballkanin Perëndimor dhe në çdo vend tjetër. Nuk është se ne po kërkojmë të bëhemi anëtarë sot. Ne duam të përfitojmë nga ky transferim dijesh për ndërtimin e shtetit përmes negociatave dhe të vulosim perspektivën përmes negociatave që vendi ynë një ditë të jetë në BE. Nuk duam të bëhemi anëtarë as sot dhe as nesër”.

Kreu i qeverisë shqiptare tha gjithashtu se bie dakord me çfarë deklaroi presidenti Macron, por këmbënguli se me hapjen e negociatave nuk do të thotë që Shqipëria do të anëtarësohet menjëherë.

“Nuk dua t’i hyj kësaj sepse është një diskutim i ligjshëm për politikat e brendshme. BE ka liberalizuar lëvizjen e dhe ka hequr vizat për qindra e miliona njerëz gjatë viteve të fundit. E gjithë kjo nuk ka të bëjë fare me negociatat. Njëkohësisht besoj shumë se presidenti  ka të drejtë kur flet për nevojën për të thelluar BE-në , nevojën për të pasur një reformim të metodologjisë. Gjithçka është e drejtë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERDOGAN I BINDET TRUMP/ Vendoset armëpushimi në Siri
Previous article ''FAMILJE''/ Fotoja që Xhemi Shehu postoi me stafin e ''Portokalli'' dhe na emocionoi të gjithëve

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT